Asnjë nga këta jeniçerë të Erdoganit dhe servilë të pushtetit në duart e VMRO/LSDM nuk pati guximin, dinjitetin kombëtar dhe integritetin moral, që deputetit turk Rexhep Ismail, enverist të “Levicës”, t’ja thotë të vërtetën, se ne nuk jemi një racë me te!
Se ne jemi racë evropiane, autoktone, që ka jetuar këtu në vendbanimet më të vjetra të zbuluara deri më tani në Evropë. Ndërsa ai si turk i deklaruar, i takon një përzierje të racave të Azisë Qendrore (nomadët Ujgurë, Kazakë dhe Kirgizë), Anatolisë (grekë, armenë, kurdë, asirianë …) dhe Lindjes së Mesme (arabë dhe persë). Eventualisht ai mund të jetë një racë me bashkëpartiakun e tij Apasiev, sepse ky i fundit i takon një përzierje të sllavëve lindorë, popujve finikë dhe turkikë. Thjesht për kulturë, jo për mosdurim dhe urretje.
Deputeti turk, enverist i “Levicës” i quajti të gjithë përfaqësuesit shqitparë në parlament “derivat të manifestimeve neofashiste në Evropë”. Xhemë Hasën, heroin kombëtar të shqiptarëve e quajti “bashkëpunëtor të ushtrive fashiste” ndërsa administratën e shtetit shqiptar të shtrirë në atë kohë në qytetet shqiptare në “Maqedoninë perëndimore”, e quajti “Shqipëria e Madhe”.
Dhe deputetët jeniçerë të Erdoganit dhe shërbëtorë të pushetit të VMRO/LSDM heshtën!
Asnjë nga këta deputetë nuk pati guximin dhe dinjitetin kombëtar ta thotë të vërtetën e pamohueshme para gjithë anëtarëve të parlamentit, opinionin publik të brendshëm dhe të huaj, se shteti shqiptar i shtrirë në vitet 1941 – 1944 në territorin e “Maqedonisë Perëndimore”, të banuar në vazhdimësi territoriale me shumicë dërmuese popullatë shqiptare, pa derdhur asnjë pikë gjak, pa bërë krime kundër pakicave etnike sllave, është njëmijë herë më legjimit se shtetit i “Maqedonisë”, i themeluar në bazë të vendime ideologjike të Partisë Komuniste të Serbisë në mbledhjen e ASNOM-it, me gjenocid ndaj popullatës shumicë shqiptare të kryera me ndihmën e brigadave partizane serbe, në emër të ideologjisë komuniste po aq e dënuar nga njerëzimi sa edhe fashizmi.
Ndaj po, Xhemë Hasa pa diskutim është një hero i shqiptarëve që luftoi kundër këtyre brigadave partizane komuniste serbe, për të mbrojtur popullsinë shiptare nga masakrat. Hero, për të cilin deputetët shqiptarë në parlament do të duhet të ngriheshin në mbrojtje të figurës së tij nga fyerja publike që bëri deputeti turk i “Levicës”.
Do të duhej t’ja kujtonin deputetit turk të “Levicës” se që në vitin 2006, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një rezolutë për “Dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. E në vitin 2009, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që shpallte 23 Gushtin si Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, përfshirë komunizmin dhe nazizmin.
Arsyeja se pse OKB nuk ka një rezolutë që dënon krimet e komunizmit janë Kina dhe… Rusia shteti idhull i “Levicës”.
Afrim Fanda