Gëzuar Tetovarë!

 

Grenci Bili

Urimi im per Vitin e ri 2025, për bashkëkombasit e mi kudo që janë dhe në veçanti për bashkëqytetarët e mi të Tetovës:

FIlindenskaillimisht, uroj të posalindurit që gëzuan familjet e tetovarëve para tre viteve, të mos vazhdojnë të rriten pa e parë qytetin e tyre të zbukuruar për vit të ri, ashtu si gjithë fëmijët e tjerë shqiptarë dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të botës së civilizuar perëndimore!

Uroj prindërit e tyre, si dhe të gjithë shqiptarët të aftë për punë, që në 2025 dhe në vitet në vazhdim të kenë një jetë sa më dinjitoze, me më shumë guxim, kurajo dhe vetëdije, për të mos u detyruar të ndjekin dhe përulen para përfaqësuesve të tyre politikë, mashtrues, për një copë bukë për fëmijët e tyre!

Uroj  familjet shqiptare të presin vitin e ri bashkë me të dashurit e tyre, pa u detyruar të ndahen nga ata me lot në sy, në ditët e para të vitit të ri!

Uroj gjithë shqiptarët që në vazhdim, të presin vitin e ri në qytetet e tyre, të regulluara, të pastra, me rrugë, shkolla, spitale, çerdhe, teatro… të bukura ashtu si qytetet ku ikin për një jetë më të mirë!

Uroj gjithë shqiptarëve që në vitet në vazhdim të dinë të zgjedhin njerëz të mirë dhe të ndershëm për përfaqësues të tyre, që do të punojnë për të mirën e vendit dhe fëmijëve të tyre, në vend të gjakpirësve që grabitën, shitën dhe shkatruan vendin e tyre!

Uroj bashkëkombasit e mi me gjithë zemër, për një jetë më të mirë dhe të lumtur!

Gëzuar Vitin e Ri 2025! Një vit të mbarë, shëndet, begati dhe lumturi!

Afrim Fanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>