Pse shqiptarët e Maqedonisë ta duan e të kontribuojnë për shtetin që nuk i përfillë ata?!

kimShqiptarët e Maqedonisë kanë problem me vetveten, e jo me të tjerët. Ndër të tjerat edhe shkaku se ata kurrë nuk iu përgjigjen pyetjes pse partitë e tyre janë me popullin vetëm përderisa janë larg grazhdit të shtetit, e bëhen me maqedonasit porsa vijnë në pushtet?

Pra ata kurrë nuk i pyetën drejtuesit e BDI-së pse ishin aq të papërgjegjshëm e të pandjeshëm kur u botua ‘Enciklopedia maqedonase’ që i fyente shqiptarët si dhe kur ndodhnin “Sopoti”, “Monstra”, Likuidimi i Harun Aliut me shokët, Tradhtia e madhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë…, e tani kur janë në opozitë e shohin se jetojmë në shtet me elemente antishqiptare?

Apo pse , kur ndodhi akti terroristë në Banjskë të Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e kësaj partie u shprehë si të ishte pjesëtarë i qeverisë serbe?!

Pra shqiptarët e Maqedonisë e vuajnë mungesën e elitave që do guxonin t’i pyesnin këto paçavuret politike të VLEN-it si mund të jenë aq pa dinjitet e të shtiren se nuk e shohin se janë të papërfillshëm nga sunduesi maqedonas dhe se janë vasalë në një Maqedoni e cili gjuhën e tyre e emërton si gjuha të “20 për qindëshit’ dhe që ka himn që madhëron vetëm etninë maqedonase?

Sikur shqiptarët e këtushëm të kishin guxim t’i shtronin këto pyetje ata do mund të shihnin sa e panatyrshme është që nga gjitha shtetet fqinje, vetëm Kosova e Shqipëria të mos kenë asnjë vërejtje ndaj Maqedonisë. Dhe të jenë të kënaqura me shtetin që nuk përfillë 30 për qindëshin shqiptarë në përbërjen e tij?

Huazuar na Facebook-Kim Mehmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>