Ujku dhe delet

ujku dhe deletNa ishte njëherë një ujk që jetonte në një zonë me një tufë të madhe delesh.

Çdo ditë ai shqyente nga një dele.

Delet u shqetësuan.

Disa ikën në pyll, të tjerat luftonin me dëshpërim për jetën e tyre. Britmat e tyre e trembën tufën.

Por ujku dinte si t’i qetësonte delet.

Ai fliste me secilën veç e veç dhe u thoshte:

“Mos kini frikë.

Unë vras ​​dhe ha vetëm delet budallaqe – por ti je e zgjuar, mikesha ime nuk je budallaqe.”

Pas këtyre fjalëve, delet vazhdonin të kullosnin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kur ujku godiste sërish, të tjerat mendonin me vete:

“Epo, sërish një dele budallaqe më pak.

Unë jam e zgjuar, kështu që nuk kam asgjë për t’u frikësuar.”

Dhe kështu tufa mbeti e qetë dhe e kënaqur.

Ujku shkonte tek ata dhe u thoshte:

“E shihni?

Ne shpesh kemi biseduar për delet budallaqe – dhe më besoni, ato ishin vërtet budallaqe.”

Delet nuk pyesnin asgjë.

Ujku kishte fituar besimin e tyre, u kishte përforcuar vetëbesimin dhe ua kishte zbutur frikën. Ata vazhdonin të kullosnin, pa brenga dhe pa vetëdije – dhe kështu u bënë edhe më të shijshme.

Por gjëja më e mahnitshme ishte se: disa dele filluan edhe ti ndihmojnë ujkut.

Ata që shprehnin dyshime ose shqetësoheshin, ata i tallnin dhe i shanin si “ngatërrestare”.

 

Dhe kur ndonjë dele veçanërisht e zgjuar fillonte të dyshonte për të vërtetën, “miqtë e saj më të mirë” vraponin te ujku dhe i tregonin për të.

Dhe të nesërmen ajo dele ishte e zhdukur!

Polel Wade

 

Besoni më pak në fjalë – dhe kushtojini më shumë vëmendje veprimeve, sepse ata që besojnë verbërisht u falin sigurinë e tyre në duart e atyre që mund të abuzojnë më lehtë!

 

Huazuar dhe shqipëruar nga gjermanishtja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>