Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjatë 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë tha se themeli i reformës në drejtësi është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik.
Diplomatja amerikane theksoi se reforma në drejtësi po jep rezultat në vendin tonë, ndërsa bëri thirrje që Gjykata e Lartë duhet të plotësohet sa më shpejt me tre anëtarët e fundit.
Askush nuk është mbi ligjin, ripërsëriti Kim, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në reformën në drejtësi.
Yuri Kim: Shqiptarët duan drejtësi dhe mundësi të barabarta, një arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma në drejtësi po jep rezultat. Gjykata e Lartë duhet të plotësohet sa më shpejt me tre anëtarët e fundit. Drejtësia duhet dhënë në kohë dhe populli shqiptar e meriton këtë. Kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që ajo të dështojë, dhe kjo është një shenjë që reforma po funksionin vërtet. Në fund i përket Shqipërisë ta çojë para reformën. Themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik. SHBA mbështet Shqipërinë dhe ky vend ecën përpara drejt integrimit. Ka kaluar mbi tre vite dhe është koha për një ambasador të ri. SHBA nuk ka për të ndryshuar dhe do e mbështesë reformën në drejtësi edhe pse do të ndryshohet ambasadori. Shpresoj që ju do të kuptoni se kur SHBA flet për reformën këmbëngul që të bëhet mirë, sepse ne e dimë që ka gjëra më të mëdha për Shqipërinë. Askush nuk është mbi ligjin.
Top Channel