korupcioni percepcioniSondazhi, 89 përqind e qytetarëve mendojnë se ky fenomen është i përhapur ose shumë i përhapur. Ambasadori Lu: Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që lejon gjykatësit e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por po shkatërron dhe jetët e njerëzve të thjeshtë

Në Shqipëri, një sondazh mbi nivelin e korrupsionit tregon se pothuajse 89 përqind e qytetarëve mendojnë se ky fenomen është i përhapur ose shumë i përhapur, dhe 1 në 3 shqiptarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me tre vite më parë. Doganierët, gjykatësit, prokurorët dhe drejtuesit politik konsiderohen si më të korruptuarit. Për ambasadorin amerikan, korrupsioni në drejtësi jo vetëm që lejon gjykatësit e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por po shkatërron dhe jetët e njerëzve të thjeshtë

Studimi i kryer nga Istituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi konfirmoi dhe një herë tjetër se korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri. Vetëm 8 përqind e qytetarëve mendojnë se nuk ekziston ose është fare pak i përhapur, ndërkohë që 38 përqind mendojnë se është i përhapur, ndërsa më shumë se gjysma, 51 përqind, se është shumë i përhapur. 1 ndër 3 shqiptarë vlerësojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37 përqind janë të mendimit se është në të njejtin nivel.

Po ashtu nuk kanë ndryshuar as percpetimet mbi zyrtarët më të korruptuar. Mësuesit e shkollave, drejtuesit fetar, presidenti i Republikës dhe mediat, janë të vetmet të cilat vlerësohen si më pak të korruptuara, të gjithë zyrtarët e tjerë janë në zonën negative të vlerësimit, ku në majë gjenden doganierët, gjykatësit, prokurorët dhe drejtuesit politik, si kategoritë më të korruptuara.

Megjithatë sondazhi ka treguar se ka një rënie të përvojave personale me korrupsionin, nga 57 përqind në 2010 në 44 përqind në vitin 2015.

Ne Shqipëri vijon të mbetet problem transparenca, ku të dhënat dëshmojnë se të gjitha isnstitucionet vlerësohen me më pak se mesataraja e pikëve, me ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme që kanë vlerësimin më pozitiv. Edhe besimi në institucione mbetet shumë i ulët, me një mesatare prej 37 pikësh, nga 100 që tregon maksimumin e besimit. Përvec policisë së shtetit, të gjitha të tjerat janë poshtë mesatares. Vlerësimin më negativ, e kanë sërish Gjykatat, parlamenti sindikatat dhe partitë politike.

I pranishëm në publikimin e këtyre rezultateve, ambasadori amerikan Donald Lu tha se “studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë”.

Ambasadori Lu duke ju referuar historisë së një gruaje e cila kishte humbur pasurinë dhe të drejtën mbi fëmijët, në gjyqin e divorcit përballë një bashkëshorti të dhunshëm e të dënuar më parë për krime seksuale u shpreh se “korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat”. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>