577 vjetori i Kuvendit të Lezhës

5Kuvendi i Lezhes77 vjet më parë, i vetmi në historinë e përgjithshme të Arbërisë që i bashkoi arbërorët trupërisht e shpirtërisht ishte prijësi ynë arbëror evropian Gjergj Kastrioti.
Kuvendi i Lezhës i 2 Marsit 1444 është akti më i shenjtë, më i rëndësishëm i historisë së kombit tonë.
Ai i bashkoi politikisht, ekonomikisht, shpirtërisht e fizikisht fisnikët arbëror kudo ata që ishin në një Kuvend, i cili u bë shembull i bashkimit të kombeve të Evropës në atë kohë.
Kështu Gjergj Kastrioti u bë i dashur për popullin e tij, sepse e bashkoi atë, e ndërtoi Shtetin e Arbërit së bashku me ta si një Shtet shembull evropian i asaj kohe dhe më pas korri fitore të njëpasnjëshme deri në fund të jetës së tij dhe pas saj, sepse ai kishte mishëruar këto fjalë proverbiale në veten e tij të cilat e bënë atë jo vetëm të madh e të admiruar, por edhe të papërsëritshëm:
“Princi, larg nga të qenit zot i pakufizuar i popullit të tij, ai nuk është gjë tjetër veçse shërbëtori i parë i tyre”.
“Politika e vërtetë e mbretërve është politika e njeriut të ndershëm- të jesh i mirë dhe i drejtë”.
Gjergj Kastrioti kishte shpëtuar nderin e Arbërisë dhe arbërorëve që të mos humbin jo vetëm identitetin e tyre, gjuhën, besimin, e lirinë, por edhe shpirtin fisnik e të lashtë të Arbërisë evropiane.
Gjon Keka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>