Atentatet me eksploziv, katër të tjerë në pranga, dy në kërkim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në pranga pesë persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si organizatorët dhe autorë të vendosjes së eksplozivë në farmacine e të atit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për ekspolzivin e vendosur pranë stacionit të autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Me anë të një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme thotë se këta persona akuzohen për “Vepra me qëllime terroriste” , “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në bazë të kësaj akuze edhe Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrestimin për shtetasit Lumjan (Emiljano) Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dule, ndërsa Emirjon Gjuta ka qenë i ndaluar më parë si autori i shitjes së telefonit të përdorur për shpërthimin në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Janë shpallur në kërkim Vladimit Gjuta dhe Baftjar Bruka, dy emra jo të panjohur për Policinë e Shtetit, pasi janë ndaluar disa herë për ngjarje të ndryshme kriminale në vend.

Ndërkohë, Vladimir Gjuta dhe Lumjan Matmuja janë arrestuar nga policia më 5 shtator 2014 në Sheshin Skënderbej, pasi në automjetin e tyre u gjetën armë. Më pas ata u lanë të lirë.

Pas shpërthimit me tritol në farmacine e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe në stacionin e autobusit të Valdimir Gjuta dhe Baftaj Bruka janë në kërkim për t’u arrestuar, ndërsa për eksplozivin të vendosor në një biçikletë pranë shkollës “Petro Nini” dhe shpërthimin në shtëpinë e komisar Alfred Numait, hetimet janë në vijim. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>