Vendosja e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, dhe ajo në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë lidhje mes tyre.Kjo rezulton nga hetimet e kryera deri më tani dhe konfirmohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kreu i Policise Didi sqaroi se ne te dyja eshte vendosur mase e barabarte prej 400 gramesh dhe dyshohet se eshte vendosur nga i njejti njeri.
Policia ka publikuar edhe fotot e personit i maskuar me biçiklete, i cili vendos 400 gramë tritol ne motorin e kondicionerit i vendosur ne murin e jashtem te farmacise. Tritoli është vendosur në orën 2 e 23 minuta ne farmaci dhe eshte shperthyer 32 minuta me vone. Burimet brenda grupit hetimor kane arritur te zbardhin levizjet e bombëvenesit, duke shfrytezuar dy numrat e telefonit qe kane mundur te zbardhin.
Top Channel ka mesuar se numrat qe jane perdorur per te aktivizuar dhe shperthyer bombat jane blere ne datat 31 janar dhe 2 shkurt ne nje zone periferike te Tiranes, ne Laprake. Per blerjen e tyre jane perdorur emra fiktive, dhe per kete arsye policia ka pyetur te marten edhe perfaqesues te kompanive celulare se si ka ndodhur shitja e tyre.
Personi qe i ka aktivizuar ato ka qene i njejti me atë që shihet në fotot e publikuara nga policia, i cili sipas te dhenave te qelizes se celularit eshte nisur ne oret e para te mengjesit nga Linza, ku ka vendosur fillimisht bomben te farmacia dhe me pas ate prane stacionit te autobusit ne rrugen ‘Muhamet Gjollesha’. Me pas, i thane burimet hetimore Top Channel, personi eshte kthyer perseri ne Linze prej ku ka aktivizuar bombat permes te njejtit numer celulari. Bomba e pare ka shperthyer, ndersa e dyta per fat te mire jo. Hetimet vazhdojne dhe policia eshte duke kontrolluar kamerat e vendosura nga Bashkia ne rruge.
Ne nje dalje perpara 35ve, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit tha perpara 35ve se, nuk po hetohet vetem mbi autoret, por edhe per ata qe i kane armatosur ata.
“Hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbuluar se kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerëzve, apo familjarëve të atyre që luftojnë krimin? Kush ushqen urrejten ndaj ligjit dhe institucioneve që përfaqësojnë atë? Policia e Shtetit edhe njëherë thekson se është e vendosur në luftën e saj kundër krimit, dhe sidomos kundër akteve të tilla terroriste që synojnë të ngjallin panik tek qytetarët dhe njëkohësisht garanton se do të zbulojë autorët dhe do t’i çojë ata para drejtësisë”, tha Didi.
Per Didin sulmet jane akte te pastra terroriste qe nuk do te ndalin luften qe Policia ka nisur ndaj krimit te organizuar. Ai tha se pas tyre fshihen organizata mafioze.
“Ata janë të interesuar të krijojnë situata destabiliteti sa herë që organet e zbatimit të ligjit apo strukturat e shtetit nuk janë pjesë e lojës së tyre. Kujtoni Falkonen dhe Borselinon, por tashmë kjo nuk është më punë personash dhe mund të zgjidhet duke hequr personat. Kjo është një frymë ndërgjegjësimi për zbatimin e ligjit që po futet në polici dhe në gjithë strukturat ligjzbatuese pasi janë shqiptarët që po e kërkojnë. Vitet e kaosit për shqiptarët kanë marrë fund”, u shpreh Didi.
Drejtori i Policise së Shtetit ka kërkuar bashkëpunim të të gjithë institucioneve. Ndërsa ka bere lidhjen mes dy bombave, ne lidhje me shperthimin ne banese e oficerit te policise Alfred Numani, grupi hetimor shprehet se ajo eshte ngjarje tjeter, e vecuar dhe po kryen hetime te tjera.
/ Top Channel