Ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i paraqiti sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani letrat kredenciale në fillim të misionit të tij diplomatik. Ai tha se tre janë detyrat e tij në Shqipëri: ndihma për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, një rol më i fuqishëm i Shqipërisë si antare e N.A.T.O.-s dhe ndihma për forcimin e institucioneve demokratike. Krahas integrimit në B.E., SH.B.A. mbështetin Shqipërinë në përpjekjet për të luftuar korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përpmirësimin e klimës së biznesit.“Së dyti, duam që Shqipëria të jetë një aleat më i fuqishëm i NATO-s. Kjo do të thtë të përpiqemi të kuptojmë rolin e saj ushtarak pas lëvizjes së forcave nga Afganistani dhe qëllimin e ndihmës amerikane për të përgatitur ushtrinë shqiptare për misionet e saj të ardhshme në NATO” – tha ambasadori Lu.
Ambasadori i ri amerikan tha se detyra e tretë është forcimi i institucioneve demokratike, që përfshin kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë dhe forcimi i organizatave joqeveritare.“Marrëdhëniet mes dy qeverive dhe dy popujve tona janë të forta. Shba do të jenë miq të vërtetë dhe të siqertë të shqiptarëve” – tha ai – duke shtuar se marëdhëniet shqitaro-amerikane janë bërë më të pjekura.
“Si aleatë në NATO po punojmë krah për krah në Afganistën në koalicionin global kundër ISIS-it dhe për të parandaluar luftëtarët e huaj që do të shkojnë në Siri. Ky nivel partneriteti ka qenë i paimagjinueshëm vetëm 20 vite më parë” – tha ai.
Ambasadori Lu deklaroi se një nga fushat e bashkëpunimit më të madh është anti-terrorizmi dhe lufta ndaj ekstremizmit. “Sulmi ndaj Charlie Hebdo nuk ishte një sulm ndaj njerëzve të pafajshëm, por ishte një sulm kundër vlerave demokratike dhe mënyrës së jetesës që SHBA dhe Franca punojnë së bashku për t/i promovuar kudo në botë. Këto janë vlera që i ndajmë me Shqipërinë dhe të gjithë ne ndajmë një ndjenjë solidariteti me popullin Francez në këtë kohë zie për ta.
“SHBA janë të shqetësuara për luftëtarët e huaj që marrin pjesë në konfliktin në Siri. Dhe kërcënimin e paraqesin kur kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ne po punojmë me Shqipërinë dhe me shumë partnerë të tjerë me të cilët ndajmë partneritete të forta në luftën kundër terrorizmit për të bashkërenduar përpjekjet për të zbutur lkëtë kërcënim” – tha ambasadori Lu.
Në ditën e dytë të ardhjes në Shqipëri ambasadori i ri amerikan Donald Lu bëri të ditur se pati me presidentin e Republikës, Bujar Nishani një bisedë të ngrohtë mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rolin e SHBA në mbështetjen e reformave kryesore të saj. AI deklaroi për shtypin se marrja e statusit të vendit kandidat është një arritje e pamatë për të gjithë shqiptarët dhe SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik, në NATO dhe në BE. (voa)