Mashtrimet me sigurimet, Rama: Institucionet përgjegjëse, para drejtësisë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një takim të zhvilluar në selinë e Kryeministrisë në fokus të të cilit ishte skema e re e pensioneve dhe çështja e kontributeve shoqërore.Rama paralajmëroi se të gjitha institucione private a shtetërore që kanë mashtruar me skemën e sigurimeve shoqërore duke mos paguar asnjë kontribut për punonjësit e tyre, do të dali para drejtësisë dhe do të përgjigjen për këtë shkelje të rëndë që ka rrezikuar të lërë pa pension të paktën 5 mijë persona.

Sipas Ramës, kjo skemë korruptive përbën një krim të rëndë ekonomik dhe vjen si pasojë e keqqeverisjes së shkuar që ka rrezikuar gjithë sistemin financiar të vendit.

“Ky akt nuk kërcënon vetëm pensionin e këtyre njerëzve të mashtruar. Ky mashtrim kërcënon sistemin tonë të financimit të pensioneve. Do kthehen në vend të gjitha kontributet e njerëzve që janë mashtruar”, tha Rama.

Kryeministri ka premtuar se reforma e pensioneve, e cila sipas tij është e vonuar, por kurajoze, do t’i japë fund njëherë e mirë fenomenit të grabitjes së qytetarëve.
/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>