Ngricat e bora, vështirësi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, izolohen dhjetëra fshatra në Dibër

Ngricat dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Nga raportimet e mëngjesit të sotëm mësohet se ka një situatë problematike në aksin Gjirokastër-Tepelenë si dhe brenda qytetit, për shkak të ngricave dhe prezencës së akullit në rrugë. Qarkullimi paraqitet më problematik në zonën muzeale.Po kështu në Dibër, dhjetëra fshatra janë të izoluara prej 13 ditësh. Raportohet se për shkak të ngricës dhe reshjeve të dëborës, në disa fshatra rrugët janë të bllokuara. Në fshatrat e thella, trashësia e dëborës arrin në 60 centimetër. Mësohet se në aksin Peshkopi-Tiranë qarkullohet pa probleme, pasi rruga pastrohet vazhdimisht.

Në Pukë është zhbllokuar pas 12 ditësh që ishte nën pushtetin e borës dhe akullit rruga në Iballë. Firma e mirëmbajtjes gjate 3 ditëve angazhoi 6 mjete për pastrimin dhe sjelljen në normalitet të kësaj rruge. Gazetari Armir Mehaj bën me dije se në aksin Pukë-Iballë, trashësia e borës arrin në 3 metër. Për vonesë në zhbllokimin e kësaj rruge u arrestua përfaqësuesi i kompanisë së mirëmbajtjes, ndërsa administratori dhe drejtori teknik janë ende në kërkim. Në Vlorë, rruga në Qafën e Llogorasë, e kalueshme pa zinxhirë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>