PE, rekomandimet për Shqipërinë, hartohet projektrezoluta

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian pritet të shqyrtojë projektrezolutën për Shqipërinë, bazuar në gjetjet e raportuesit Knut Fleckenstein. Eurodeputeti socialdemokrat vizitoi Tiranën në mes të janarit dhe pas dy javësh dorëzoi pranë sekretariatit raportin e tij ku mbizotëron thirrja për dialog politik.

Top Channel zbardh pjesët kryesore të këtij dokumenti, ku në më pak se 6 faqe përmblidhen 24 rekomandime.

Pika B
Ndërsa miratimi konsistent dhe zbatimi efektiv i reformave të qëndrueshme mbi 5 prioritetet kyçe shërbejnë për transformimin demokratik të Shqipërisë dhe i hapin rrugën nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE;

Pika C
Anëtarësimi në BE është një proces gjithëpërfshirës që i takon vendit dhe gjithë qytetarëve të tij; ndërsa mungesa e dialogut të qëndrueshëm politik mund të pengojë progresin e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit; Shqipëria ka nevojë për një konsensus kombëtar mbi agjendën e reformës;

Pika 10
Fton autoritetet kompetente të nxisin integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kyçe të demokracisë, sikundër dhe depolitizimin e gjyqësoit; fton autoritetet kompetente të proçedojnë pa vonesa të tepërta në dhënien e drejtësisë për viktimat e ngjarjeve të 21 Janarit 2011″.
/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>