Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në jug, evakuohen qindra familje

Gjendja alarmante për shkak të vërshimit të ujit në Fier e Vlorë vijon ndërsa ne terren po ndërmerren operacione shpëtimi për banorët që ndodhen në mes të ujrave. Deri me tani jane zhvendosur shume familje, sipas te dhenave ne terren, niveli i ujrave te Semanit dhe Vjoses po ulet por ai mbetet ende kercenues.

Nderkohe ne Fier ne komunen Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje. Operacionet më të vështira kanë qënë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” ku vetëm pas mesnate janë evakuuar 30 familje, 3 prej të cilave ishin vetëm gra me fëmijë, të cilat kishin disa orë të mbetura mbi çatitë e banesave të tyre.

Në komunën Frakull janë evakuuar 30 familje nga fshatrat Kashishtë, Kaftarë dhe Sheqmusalala. Dy helikoptere te forcave ushtarake kane nderhyre ne fshatin Poro te komunes Frakull dhe fshatin Darzezë e Re komuna Dërmenas në rrethin e Fierit.

Ne qarkun e Vlores ne mesnate jane evakuuar 70 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytja ne Novosele ne fshatrat Mifol, Fitore, Bishan, Dëllëngë, Delishisht dhe Poro.

Drejtuesit e Komunës, për shkak të mundësisë për dalje nga shtrati i lumit Vjosë, për arsye sigurie kanë evakuar 40 familje nga banesa e tyre. Për evakuimin e familjeve nga komuna Novoselë janë angazhuar njëitë e “Delta Forcë” të Forcave të Armatosura. Policia rrugore ka bllokuar rrugën e vjetër Levan-Novoselë për shkak të ujrave sipërfaqësore që kanë arritur nivele të larta mbi rrugë. Rruga funksionale nga Fieri në Vlorë është vetëm autostrada e re Fier-Vlorë. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>