Vjosa kërcënon jetën e njerëzve, operacione shpëtimi për banorët e rrethuar nga uji

Situata në jug të vendit është duke u rënduar gjithmonë e më shumë për shkak të përmbytjeve. Reshjet e shiut rrisin në çdo orë nivelin e lumit Vjosa që ka arritur në shifra rekord në këto 50 vitet e fundit. Janë me mijëra personat që kanë lënë banesat e tyre ndërsa dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmën e policisë, ushtrisë dhe emergjencave civile për të shpëtuar veten.

Në Memaliaj, në Darzezë, në Levan dhe Urën e Mifolit janë duke u zhvilluar operacione shpëtimi.

Alarmi më i fundit është dhënë nga punonjësit e një punishteje në Vlorë, pranë Kripores, ku ujërat po shkatërrojnë gjithçka, por më e rëndësishmja kërcënojnë punonjësit që ndodheshin aty. Gazetari i Top Channel Thimi Samarxhi, i cili ndodhet në zonën e përmbytur sqaron se “në Novoselë, pranë Urës së Mifolit, gjithçka është mbuluar me ujë dhe në pulari ndodhen punonjës që janë në rrezik për jetën.”

“Ka kamionë të ushtrisë dhe një furgon policie të pranishëm. Situata është e rënduar. Janë rreth 120 familje të evakuuara, por ka edhe familje të tjera që presin ndihmë me helikopter. Rruga nacionale nuk ka probleme kalueshmërie, por rruga e vjetër është tërësisht e pakalueshme”, sqaron gazetari i TCH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>