Akademiku Artan Fuga: Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshirueshme, nuk keni asnjë ide të re!

Artan FugaShkolla ka nevojë për ide të reja,

kush i ka t’i japë,

jo për gjak në mure institucionesh,

makabritete!

 

Shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet, të mos jetë autoritare as e centralizuar,

jo të mbyllet në mënyrë policeske!

Arsimi, edukimi, informacioni dhe teknologjia e re duhet të jenë fjalë kyçet e një shkolle të re!

Nuk kuptoj se kush i organizon marshimet te ministria e arsimit, apo nuk ka punë tund derën?

Si nuk del dikush?

Çfarë kërkoni që pas çdo vogëlushi të venë një polic:, që mësuesit të shëtisin me pranga në duar në shkollë, që teknologjia të bllokohet si në Mesjetën e inkuizicionit, që me kamera nxënësit të survejohen në wc, që rojet te dera të kontrollojnë xhepat e nxënësve, që ministria të kontrollojë çfarë bëhet në çdo shkollë, që shkolla të bëhet kazermë, burg, shkollë vagabondësh, në mënyrë që prindërit të bëjnë sehir, që shoqëria të flejë, çfarë janë mësuesit gardianë burgjesh?

 

 

Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve ’60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes.

Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe me parulla abstrakte etike!

Nuk jeni në gjendje të mblidhni pesë intelektualë, tre sindikata, pesëdhjetë prindër!

Jo, kërkohet tjetër gjë. Politizime ka bllokuar shoqërinë dhe u shërben vetëm politikanëve në lojën e tyre për karrige.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>