Një ditë pas deklaratave të drejtëpërdrejta dhe të forta në adresë të gjyqtarëve shqiptarë, ambasadori Donald Lu do të zhvillojë një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me qytetarët shqiptarë.
Ky bashkëbisedim, i fundit për këtë vit mes Lu dhe qytetarëve shqiptarë, i është dedikuar luftës kundër korrupsionit.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë thuhet se “9 dhjetori ishte Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Bashkohuni me ambasadorin Donald Lu të martën, 15 dhjetor, në orën 15:30, për të biseduar mbi përpjekjet e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe për të mësuar se çfarë mund të bëni ju këtu në Shqipëri”.
Bashkëbisedimi do të zhvillohet përmes faqes në Facebook të Ambasadës Amerikane.
/ Top Channel