Arrihet marrëveshja, Byroja e Hetimit do të varet nga Prokuroria Speciale

Komisioni-i-DrejtesiseByroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në varësinë e Prokurorisë Speciale. Mësohet se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës është arritur gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për reformën për drejtësi.

Palët ranë dakord që Byroja e Hetimit të kalojë në varësinë e Prokurorisë Speciale, që nuk do të ketë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në përfundim, deputeti demokrat, Eduard Halimi ka deklaruar se nëse vijohet konsensusi mund të përmbyllet diskutimi politik.

“Diskutimi për reformën në drejtësi u bë sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Arritëm konsensus për disa çështje dhe nëse vijohet me konsensus mund të përmbyllet diskutimi politik. Diskutimi politik i hap rrugë ekspertëve”, tha deputeti demokrat.

Halimi bëri me dije se nesër në orën 10:30 do të zhvillohet takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>