ARRSH raporton për situatën e rrugëve në vend

rruga-dheratReshjet e dendura të shiut dhe dëborës në zonat malore kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Autoriteti Rrugor njoftoi këtë të premte mbi gjendjen e akseve rrugore kryesore në vend.

ARRSH thotë se nga komunikimi me Drejtorinë Rajonale të Veriut, vazhdon të jetë i bllokuar aksi Qafë-Shllak – Fierzë për shkak të shkëputjes së bazamentit të rrugës. Në këtë aks janë nisur një grup specialistësh të ARRSH-së, ndërkohë që në segmentet ku është vënë re prania e akullit është hedhur kripë dhe skorje.

Në Rajonin Qendror problematik është aksi Banjë-Drizë në rrethin e Elbasanit, i cili vijon të mbetet i bllokuar, ndërkohë që rrugët e tjera janë të kalueshme. Në akset e Qarkut të Tiranës, problematike është situata në Dobresh dhe qarkullimi është i bllokuar në aksin e vjetër Tiranë – Elbasan. Qarkullimi kryhet nga aksi i ri. Në aksin Qafë Priskë – Shëngjergj qarkullimi kryhet me një kalim, si pasojë e shembjes së trupit të rrugës.

Edhe në Rajonin Jugor akset kryesore janë tërësisht të kalushme. Në akset e Qarkut të Korçës ku ka patur ngrica është bërë spërkatja me kripë dhe të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>