Blushi-Berishës: Ke rrahur ministra të Jashtëm në zyrën tënde

blushiKa mjaftuar një koment i deputetit të PD-së, Sali Berisha për garën në Partinë Socialiste, drejtuar deputetit socialist Ben Blushi, që në sallë të nisin debate mes palëve.

Berisha tha në foltoren e Kuvendit se, Blushi nuk po bën një garë të mirë për kreun e PS-së. Por deputeti socialist iu kundërvu duke i kujtuar se modeli që Berisha krijoi kur ishte në krye të PD-së, nuk kishte rivalë.

Duke folur për garën, Blushi i kujtoi Berishës se nuk mund të japë dot leksione demokracie, pasi demokracinë brenda PD-së ai e ka shtypur për 10 vjet. Ai i bëri thirrje Berishës që të mos merret me PS-në:

“Ne jemi në një garë në parti për arsyen tonë. Ti ç’punë ke?! Teserën e Partisë së Punës e ke lënë para shumë vjetësh. Unë të njoh se çfarë ke bërë ti në këto 20 vjet. E mban mend Eduart Selamin? E çove në Amerikë për 10 vjet. Ke rrahur njerëz”, tha Blushi.

“Mua s’më kanë rrahur akoma. Pse bën sikur nuk dëgjon dhe pyet Ridvanin? Pse pyet Ridvanin. Ti po dëgjon. Çfarë halli ke ti me ne?! Pse përzihesh me punët tona. Po të flasë dhe të ngrihet Eduard Selami që e çove në emigracion.

Më kë ke bërë garë në këto 20 vjet? Me asnjë. Modeli që krijove s’kishte rivalë. Ca i ke rrahur, si me Izet Haxhinë. Ke rrahur ministra të Jashtëm në zyrën tënde. Sot unë dua të bëj një garë që modeli yt të mos vijë në PS. S’mund të dalësh ti pas 20 vjetësh dhe të na tregosh demokracinë brenda partisë.

Më pas deputeti Berisha kërkoi fjalën për të bërë replikë, ndërsa Blushi vazhdoi ta thumbonte.

“Do çohesh prapë? Po ça do thuash? Nëse çohesh dhe tregon se si i trajtove kundërshtarët e tu brenda PD-së, është lajm.

Se si e çove Eduard Selamuin në Amerikë, si e nxore Pollon jashtë partie. Gjithmonë do të jem kundër teje, se ti nuk ndryshon. Se ti Sali je një otoman-komunist dhe në Ballkan je i fundit”, përfundoi Blushi.

Blushi foli edhe për çështje të politikës së jashtme të Shqipërisë gjatë kohës kur qeveriste PD dhe se si kreu i Turqisë, Erdogani e ka cilësuar Berishën “frikacak”.

“Ke folur si komunist-otoman për politikën e jashtme. Ashtu je, komunist-otoman, se me Greqinë ishe në konflikt. Erdogani të tha frikacak në telefon se nuk i dhe votën, edhe pse ia premtove. Partinë e shqiptarëve në Maqedoni e përçave. Edhe Kosovën e përçave”, tha Blushi. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>