Brukseli Shqipërisë: të përfundojë reforma në drejtësi

Bashkimi Europian i bën thirrje Shqipërië të përfundojë paketën ligjore për reformën në drejtësi, në qfotëse dëshiron të hapen negociatat për antarësim në BE.

HahnDuke iu referuar prezantimit të Shqipërisë për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë, komisari i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn, në deklaratën e tij të martën (01.05) tha, se “ditët e ardhëshme do të jenë përcaktuese për Shqipërinë, nëse ajo do të avancojë në Kampionatin Europian apo të të qendrojë në vend.”

BE-ja dhe SHBA-ja e kanë mbështetur Tiranën në hartimin e draftit për paketën e reformës në drejtësi, e cila konsiderohet si kyç në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Parlamenti i Shqipërisë ndodhet nën presion për ta kaluar reformën në drejtësi deri në fund të muajit, në mënyrë që Brukseli të bindet për të autorizuar negociatat e antarësimit.

Por në parlament ka mosmarrëveshje. Koalicioni qeverisës i socialistëve nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama nuk e arrin shumicën e domosdoshme prej dy të tretave nga 140 deputetët që ka parlamenti për miratimin e ndryshimeve kushtuetse.

Pavarësisht vizitave të rregullta të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, partia demokratike në opozitë nën drejtimin e Lulzim Bashës reziston në miratimin përfundimtar të draftit.

Hahn u bëri thirrje të gjitha partive “të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve të tyre mbi atë individual dhe të gjejnë kompromise.”

“Miratimi i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj me konseguencë është tani kyç”, tha Hahn. “Kjo jo vetëm që do të gjejë mbështetjen e madhe publike në Shqipëri për reformimin e sisitemit të drejtësisë, por njëkohësisht do të jetë edhe një sinjal i qartë për angazhimin për standardet europiane dhe procesin e integrimit europian.” (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>