Buxheti, të ardhurat rriten, u shtuan shpenzimet publike

buxhetiiiTë ardhurat buxhetore u rritën me 7.3 për qind në 5 muajt e parë të vitit krahasuar me vjet, por shpenzimet publike u zgjeruan me një ritëm gati tre herë më të lartë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se qeveria ka zgjidhur qesen përpara zgjedhjeve. Sipas shifrave, në janar-maj të këtij viti shpenzimet e buxhetit ishin afro 1.3 miliardë euro ose 16.7 për qind më të larta se sa e njëjta periudhë e një vit më parë.

Në vlerë rritja e shpenzimeve është gati 180 milionë euro dhe një pjesë e madhe e këtyre parave janë përdorur për të financuar projektet publike.

Sipas Ministrisë së Financave, investimet publike u zgjeruan me 74.5 për qind vetëm në nivel qendror, ndërkohë që rritje kanë shënuar edhe investimet e financuara nga pushteti vendor.

Por edhe pse i ka rritur ndjeshëm shpenzimet, qeveria nuk i ka financuar ato me borxh, por përmes të ardhurave që ka mbledhur nga taksat. Sipas Ministrisë së Financave, për pesë muajt e parë të vitit buxheti regjistroi sërish suficit prej 6.3 miliardë lekësh, ndonëse kjo shifër është tre herë më e ulët se sa suficiti i shënuar në 5-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Dy vjet më parë, me propozim të ministrisë së financave parlamenti miratoi një ligj që mbron buxhetin në kohë zgjedhjesh. Ligji, i cili kufizon huamarrjen e qeverisë duket se ka funksionuar, të paktën gjatë kësaj fushate elektorale.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>