Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1378 testime, nga të cilët 311 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjegjesisht janë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
- Raste të reja ditore 311
- Të shëruar ne 24 orë 85
- Të shtruar në spitale 289
- Humbje jete në 24 orë 6
- Testime ditore 1397
Testime totale 121,004
- Raste pozitive 20,040
- Raste të shëruara 10,893
- Raste Aktive 8,654
- Humbje jete 493
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 4362
- Durrës 832
- Fier 646
- Shkodër 518
- Korçë 513
- Lezhë 389
- Elbasan 384
- Vlorë 351
- Berat 256
- Kukës 184
- Gjirokastër 129
- Dibër 90