Dhërmiu, ky fshat bregdetar ka një plazh të mahnitshëm dhe jetë aktive së natës, duke e bërë atë mjaft të preferuar për pushuesit. Kështu shkruan e përditshmja britanike “Daily Express”, duke e konsideruar si një destinacion emocionues dhe jo e mbipopulluar nga turistët.
Dhërmiu është një fshat i bukur bregdetar në qarkun Vlorë, ku plazhi ka një rrip idilik të bardhë rëre që bie në kontrast të përkryer me det e kristaltë ngjyrë të bruzë.
Shumë e krahasojnë përvojën e Dhërmiut me Santorinin e Greqisë, por më pak e shtrenjtë. Ka shtëpi të zbardhura me kisha me kupolë blu dhe është një nga vendet më të mira në Shqipëri për të parë arkitekturën popullore.
Përveç plazheve dhe arkitekturës së tij të mrekullueshme, fshati ofron një jetë mjaft të gjallë nate. Me baret në çati dhe klubet e plazhit, ka shumë opsione për ata që duan të shijojnë jetën e natës.
Ka edhe shumë restorante që shërbejnë kuzhinë tradicionale shqiptare me një bukuri unike. Ushqimi shqiptar ka ngjashmëri me atë grek, duke përfshirë kosin, ullinjtë, qepët, arrat dhe hudhrat në shumë prej pjatave.
Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion pushimi me një klimë të nxehtë, një plazh të bukur dhe jetë të shkëlqyer nate, mos kërkoni më larg se Dhërmiu.
rtsh