Tashme Vuçiç doli hapur. Hoqi edhe maskën e fundit. Tashmë para kujtdo qëndron “Shesheli” i ri serb. Por më i armatosur se i pari
E para: Sepse Brukseli e përkedheli, e rifuti edhe në Kosovë duke i hapur edhe dyert e BE.
E dyta: Sepse me 5 miliard euro armatime që do marrë nga Rusia, me ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore ruse, i dha fund gjoja neutralitetit serb. Sot Serbia është bërë kërcënimi më i madh i rajonit dhe i Europës.
E treta: një pjesë e këtij sistemi raketash do të dislokohen në Luginë të Preshevës, pra në teritor shqiptar.
Se çfarë do bëjë Nato dhe BE, nuk dihet akoma. Por nuk dihet se çfarë do bëjnë politikanët shqiptarë?
Do presin se çfarë do ju thonë? Apo do jenë ata që duhet të sugjerojnë në Nato dhe Be.
Ka disa rrugë: E para të mos pranojnë bashkësinë e komunave serbe me statutin e tanishëm
E dyta të kërkojnë federalizimin e Maqedonisë
E treta të kërkojnë autonomi për shqiptarët në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës
E katërta: të krijojnë Trupen Konsultative politike Tiranë-Prishtinë-Shkup-Preshevë-Ulqin
E pesta: Te shpallin bashkimin e trojeve shqiptare
E gjashta: Të kërkojnë vendosjen e mbrojtjes raketore të Natos në rajonin e Kukësit.
Kur kërkon dhe jep fakte, edhe do marrësh. Kur argumenton çfare do, edhe ta japin. Kur ua mbush mendjen se kërkesat e tua janë edhe interes i Natos dhe BE edhe ti plotësojnë kërkesat. Në politikë nuk ka dashuri, ka vetem perputhje intresash.
Tashmë doli qartë “Pëllumbi” Vuçiç tregoi se është vetëm “Akrep”. Kujdes, helmi i akrepit është vdekjeprurës.
(Koço Danaj)