Deklaratë e Komitetit Teknik të Ekspertëve/ Masat e reja

Prof. Albana FicoMinistria e Shëndetësisë informon se Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre.

Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.

Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë.

Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë.

Në tre spitalet covid janë shtruar 406 pacient. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.

Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacienteve në kujdes intensiv.

Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%.

Pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra, kemi vendosur:

  1.   Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
  2.   Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3.   Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

kontaktet

Të nderuar qytetarë

Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, për të zbatuar rregullat e vendosura:

  • Vendoseni maskën
  • Ruani higjienën
  • Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj
  • Kufizoni kontaktet sa më shumë

Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.

Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së Covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja.

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>