Dhjetëra raportime, policia tregon si bien fëmijët në kurthet e “grabitqarëve” online

Kurthe onlineInside Story i është drejtuar Policisë së Shtetit me një kërkesë për informacion nëse ka pasur raste të denoncuara apo trajtuara në lidhje me lojëra të rrezikshme online.

 

Zyrtarisht, policia konfirmon se kanë evidentuar disa adresa të rrezikshme si “Balena Blu”, “Jonatan Galindo” apo “Momo”. “Sfida Momo” ishte një sfidë që u përhap përmes mediave sociale. U raportua se fëmijët dhe adoleshentët po ngacmoheshin nga një përdorues i quajtur Momo për të kryer një sërë detyrash të rrezikshme, duke përfshirë sulme të dhunshme, vetëlëndim, dëmtim të të tjerëve dhe vetëvrasje.

Raportet u bazuan në histori të adoleshentëve që ishin në shënjestër nga njerëz që e prezantonin veten si një personazh i quajtur Momo, duke u përpjekur të bindin njerëzit që t’i kontaktojnë ata përmes telefonit të tyre. Ashtu si me sfida të tilla si “Balena Blu”, lojtarët udhëzohen të kryejnë një sërë detyrash. Refuzimi për ta bërë këtë përballej me kërcënime dhe fotografi të tmerrshme.

Kjo lojë në vitin 2019 arriti të krijonte një panik mbarëbotëror. Forcat e policisë, shkollat dhe organizatat e dedikuara për sigurinë e konsumatorëve në internet lëshuan asokohe një numër të madh këshillash se si fëmijët të mbroheshin për të mos rënë në këto gracka online.
Këto lojëra online, konsistojnë në marrjen e të dhënave personale të “lojtarëve” më pas në përfitimin dhe administrimin e fotove e videove me veprime seksuale e në fund duke i kërcënuar në dëmtime me mjete prerës në pjesë të ndryshme të trupit, në shumë raste te krahët dhe disa raste ekstreme janë shtyrë në vetëvrasje.

Sipas të dhënave që Policia disponon, grupmosha më e riskuar ka qenë 10-16 vjeç. Janë disa dhjetëra raste të zbuluara, por numri i situatave të rrezikshme mund të jetë shumë herë më i lartë pasi jo të gjitha episodet janë denoncuar. Janë evidentuar mbi 30 raste të përdorimit të këtyre adresave, ku janë kryer veprimet e para hetimore, dokumentimi i ngjarjeve, në deklarimet e marra prezent kanë qenë dhe psikologu, ku rastet edhe më pas janë trajtuar nga psikologët deri në rikuperimin e plotë.

Policia e Shtetit ndër të tjera thotë se rastet konkrete duhen denoncuar, ndëshkuar dhe jo anashkaluar. Kujdesi më i madh duhet të jetë te familjet që nuk mund të neglizhojnë aktivizimin e fëmijëve në lojëra të dyshimta. Në bashkëpunim me AKCESK, evidentohen lojëra të tilla e raportohen apo mbyllen që mos të kenë akses në vendin tonë. Informacionin për këto adresa apo lojëra i marrim nga partnerët tanë ndërkombëtar, mësues, prindër, nxënës, psikologët, OJF-të që merren me fëmijët, etj.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>