Sot është Dita kundër varfërisë. Në gjithë vendin janë të shumta ato familje që kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar.
14.3 për qind e popullësisë në vitin 2012 jetonte me më pak se 5 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas Bankës Botërore, 45.5 për qind e shqiptarëve jetojn me më pak se 5 dollarë në ditë.
Në Ditën kundër varfërisë, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi u bë pjesë e një nisme që synon të ndihmojë familjet më të varfëra, që jetojnë pa banesë dhe t’u ofrojë atyre një punë të sigurtë.
/ Top Channel