“Duhen hapur kapitujt e parë me Shqipërinë për anëtarësim”/ Ja çfarë shkruhet për vendin tonë dhe Ballkanin në marrëveshjen e koalicionit të pasardhësve të Merkel të dakordësuar sot

flamuri alb EUMarrëveshja e koalicionit 177 faqesh e socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve për qeverinë e re gjermane, në pjesën që lidhet me këtë rajon, thekson se koalicioni i ardhshëm qeverisës mbështet procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. përmbushja e kritereve të Kopenhagenit”.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës. Në këtë kontekst, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim hapat e mëtejshëm të para-anëtarësimit.
Duhet të hapen kapitujt e parë për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të merret një vendim për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe të rifillojnë negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë. Ne mbështesim dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet për të arritur paqen e qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe tejkalimin e ndarjeve etnike.

 

Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE-ja duhet të përmirësojë kapacitetin e saj pritës” , thuhet në marrëveshje.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e ministrave të ardhshëm, kjo duhet të ndodhë në ditët në vijim, transmeton Deutsche Welle në një tekst në të cilin thekson se semafori i koalicionit (për shkak të ngjyrave të partive që e përbëjnë) qëndron. Kancelarja e re gjermane që do të pasojë Angela Merkel do të jetë socialdemokrati Olaf Scholz.

Deutsche Welle shkruan se departamenti i financave me siguri do të drejtohet nga liberali Christian Lindner, departamenti i ekonomisë nga ‘lideri i të Gjelbërve, Robert Habek, dhe se kreu i ri i diplomacisë do të jetë Analena Berbock, kandidatja për kancelar e të Gjelbërve. Nga kjo parti është edhe raportuesja e PE për Kosovën, Viola von Cramon.

 

Marrëveshja e koalicionit duhet të mbështetet nga të treja partitë. SPD dhe FDP (liberalët) do ta bëjnë këtë në kongreset e partisë dhe 125,000 anëtarët e të Gjelbërve do të vendosin për këtë. Votimi dixhital fillon nesër, shkruan Deutsche Welle.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>