Ndërkohë që procesi i numërimit vazhdon, sipas rezultateve të arritura deri më tani aleanca e majtë arrin në fitojë në 11 bashki, ndërsa aleanca e djathtë në dy prej tyre . Në katër vitet e ardhshme Bashkia e Skraparit, Pustecit, Peqinit, Hasit, Delvinës, Kolonjës, Libohovës, Fushë Arrzit dhe Pukës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.
13:00 – Mbyllet numërimi në Belsh, fiton ASHE
Përfundon numërimi edhe në Belsh, ku fitues ka dalë Arif Tafani i ASHE-së, me 45.51%, ndërsa Asqeri Kuqja i APPD-së ka marrë 38.45% të votave.
12:50 – PS fiton në Poliçan
Kandidati i majtë për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka fituar me një rezultat bindës duke marrë 72,5% të votave. Ndërsa kundërshtari Florian Qama ka marrë vetëm 27.5%
12:35 – ASHE fiton garën për Bashkinë e Urës Vajgurore
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Urës Vajgurore, fituese është shpallur kandidatja e ASHE-së, Juliana Memaj, e cila ka marrë 8908 vota, përkundrejt 6419 votave që ka marrë kandidati i APPD-së Bujar Hoxhaj. Nga 50 kuti, njëra doli me probleme dhe nuk u mor në shqyrtim për t’u numëruar.
12:30 – Veliaj fiton në lagjen e Bashës
Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj, arrin të mund kundërshtarin e tij të djathtë pikërisht në lagjen e liderit demokrat, Lulzim Basha.
Edi Rama humbi në këtë zonë me 650 vota në zgjedhjet e fundit, kurse tani Veliaj duket se do të ketë një rezultat të ndryshëm.
Mësohet se, në minutat e fundit kandidati i majtë ka kaluar 79 vota para në numërimin e kutive të njësisë tetë, një nga “kështjellat” elektorale historike të së djathtës në Tiranë.
11:35 – Mbyllet numërimi në Bashkinë e Klosit, fiton e djathta
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Klosit, ku është shpallur fitues kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Basir Çupa. Çupa ka marë 935 vota ndërsa kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Valbona Kola ka marë 608 vota.
11:25 – Mbyllet Roskoveci, fiton kandidatja e ASHE-së
Majlinda Bufi, kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” është shpallur fituese në Bashkinë e Roskovecit. Bufi fitoi përballë kandidatit të “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Gëzim Çaushi.
11:19 – Aleanca e djathtë merr Përmetin dhe Tropojën
PËRMET – Në Bashkinë e Përmetit fitues shpallet kandidati i aleancës së djathtë Niko Shupuli, me 4771 vota (58.58%), kundrejt 3138 votave (38.53 %) të kandidatit të majtë, Gilberto Jaçe.
TROPOJË – Aleanca e djathtë arrin të fitojë Bashkinë e Tropojës me kandidatin e saj, Besnik Dushaj. Ky i fundit arriti të siguronte 5810 vota (51.94 %), ndërsa kandidati i majtë Rexhe Byberi, mori 4992 vota (44.63 %).
Aleanca e majtë merr 12 bashki
SKRAPAR – Procesi i numërimi u mbyll mëngjesin e kësaj të hëne në Skrapar, ku fitues ka rezultuar kandidati i ASHE-së, Nesim Spahiu, i cili mori 84.43% të votave, ndërsa rivali i tij demokrat, Hajredin Bakjasi, mori 15.57% të votave.
DELVINË - Përfundoi mëngjesin e sotëm procesi i numërimit në Bashkinë e Delvinës. Fitues i këtyre zgjedhjeve doli kandidati i majtë, Rigels Balili, me një diferencë të lartë votash. Balili merr postin e kryebashkiakut të Delvinës, duke rrëzuar nga ai post kandidatin e djathtë që pretendonte mandatin e tretë.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Rigels Balili, u shpall fitues me 72.8% të votave, ndërsa kandidati i djathtë, Dhurim Alinani mori 27.2% të votave. Konvertuar në vota respektivisht Rigels Balili caktohen në postin e kryebashkiakut me 4735 vota, kundrejt kundërshtarit të tij që mori 1769 vota.
LIBOHOVË – Me përfundimin e votimeve në Bashkinë e Libohovës fituese u shpall kandidatja e ASHE-së, Luiza Mandi, e cila mori 1692 vota (53.65%), duke mundur kandidatin e djathtë Altin Çomon, që mori 1462 vota (46.35%).
PEQIN – Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota ose 67.94 % të tyre, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota ose 32.06 %.
FUSHË ARRËZ/PUKË – Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm 66 vota. Kandidati i ASHE-së Gjonaj arriti të fitonte me 4122 vota (50.9 %), ndërsa kundërshtari i tij i djathtë Rrok Dodaj mori 3976 vota (49.1 %).
HAS - Kandidati i majtë për Bashkinë e Hasit fiton mandatin e dytë. Përfundoi në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit. Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD-së, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.
KOLONJË – Përfundon numërimi edhe në Bashkinë e Kolonjës duke nxjerrë fitues kandidatin e ASHE-së, Arben Malo, me 4997 vota(53.45 %), kundrejt kandidatit të djathtë, Viktor Duro, që u votua nga 4076 qytetarë (44.69 %). Në garë për Bashkinë e Kolonjës ishte dhe kandidati i PSD-së, Paqësor Cane, i cili mori vetëm 154 vota (1.86 %).
PUSTEC – Gjithashtu edhe Bashkia e Pustecit u fitua nga kandidati i majtë Edmond Themelko me 2075 vota (80.96 %), ndaj kundërshtarit të tij Miallaq Apostollovski, i cili mori 488 vota (19.04 %).
MIRDITË – Në Bashkinë e Mirditës, Ndrec Dedaj, i ASHE-së ka fituar me 55.37% të votave, ndaj 44.63% të votave të Gjergj Prengës së APPD-së.
HIMARË - Bashkia e Himarës u fitua sërish nga kandidati i majtë, Jorgo Goro. Kandidati i ASHE-së Goro merr mandatin e dytë të tij në krye të Himarës me 4747 vota. Ai ka lënë pas konkurrentin e tij kandidatin e PBDNJ-së, Fredi Beleri, me një diferencë prej 2412 votash. Beleri mori 2335 vota, ndërkohë që kandidatja demokrate Lefteri Prifti siguroi 596 vota dhe kandidati i pavarur Vladimir Kumi, 861 vota.
KONISPOL – Kandidati i majtë, Shuaip Beqiri, fiton zgjedhjet për Bashkinë e Konispolit me 2245 vota (43.93 %). Ndërkohë që rivali i tij i djathtë, Ismail Murtaj, mori 1831 vota (35.83 %).
/Shekulli Online/