“Ekonomia do ngadalësohet por…”, Raporti i BSH: Parametrat janë ok. Do përballojmë krizën

Banka e ShqiperiseBanka e Shqipërisë në raportin e tremujorit për politikën monetare shprehet se ekonomia shqiptare po jep shenja të qarta ngadalësimi, por ajo është e aftë ta përballojë krizën botërore të çmimeve.

 

Dy vitet e ardhshme gjithsesi do të jenë vendimtare për normalizimin e politikës monetare. Banka ka rritur normën bazë të interesit nga 0.5% në 1.75%, në gjashtëmujorin e parë, një nga rritje më të forta në glob, për të ndalur zhvlerësimin e lekut.

Shqipëria gjithashtu nuk e ka ndjerë inflacionin në nivele aq të larta sa vendet e huaja shprehet Banka për shkak të kompensimit të çmimit të energjisë, ndërsa parashikimet tashmë kanë ndryshuar dhe për ulja e çmimeve në objektivi ne Bankës pritet të arrihet në 2024-ën.

Në leximet e Bankës treguesit kryesorë financiarë si kreditë kanë vijuar të rriten në mënyrë të ndjeshme edhe pas rritjes së normës bazë të interesit. Kjo rritje do të ushqejë konsumin dhe investimet. Interesi mesatar për kreditë e reja në lekë për bizneset rezultoi 5.5% në tremujorin e dytë të vitit, nga 5.8% që ishte në tremujorin e parë, ndërsa për individët norma ka pësuar rritje në 6.8% nga 6.5% që ishte më parë.
Në raportin e saj Banka thekson edhe se tregu i punës po jep sinjale pozitive. Punësimi është rritur gjithashtu edhe pagat në sektorin privat, mesatarisht 10.5%, të detyruara nga mungesa e fuqisë punëtore.

Një tjetër tregues i qëndrueshëm është edhe forcimi i lekut, si pasojë e flukseve hyrëse nga turizmi, të cilat vlerësohet të jenë edhe më të larta se në vitet përpara pandemisë, ndërsa kjo pritet të ulë edhe risqet e borxhit publik.

Por, edhe pse treguesit e shëndetit financiar janë të mira, sërish konsumatorët dhe bizneset në muajin korrik janë treguar pesimistë për të ardhmen dhe kjo do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në ngadalësimin e ekonomisë, me më shumë njerëz që kursejnë përballë pasigurisë në të cilën gjenden.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>