Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Në Shqipëri 600 xhami nga 880 janë jashtë kontrollit të KMSH, janë shfrytëzuar nga struktura iraniane

gulenist erdoganistInstituti britanik Royal United Services [RUSI], ka bërë të ditur përmes një raporti se Rusia po kërkon të destabilizojë vendet e Evropës.

 

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se dyshimet janë serioze se Rusia përmes Iranit ka arritur të depërtojë tek institucionet fetare për të ushtruar aktivitetin e tyre për shkak se çdo qytetar e ka një lidhje shpirtërore me udhëheqësit fetarë.

Dhe, në Ballkan, ku kryesisht janë myslinanë, kanë depërtuar thellë në institucionet fetare për t’i përdorur fillimisht për propagandë dhe më pas për aktivitete të tjera operative.

Ai thotë se në Shqipëri nga 880 xhami,600 janë jashtë kontrollit të KMSH-së.

“Ne kishim ngritur me kohë shqetësimin se në Shqipëri ishin 600 xhami që janë jashtë kontrollit të Komitetit Mysliman Shqiptar. Dhe po ashtu ishin në dorën e fatit të njerëzve apo grupeve, strukturave apo shërbimeve sekrete që përdorin asetet e Komitetit Mysliman,” tha ai për Report TV.

Eksperti shpreh shqetësimin se këto xhami jashtë kontrollit të KMSH, mund të jenë në shërbim apo strukturave të caktuara të cilat mund t’i përdorin edhe për sulme. Një gjë e tillë u pa edhe në Bansjkë, pasi strukturat serbe shfrytëzuan një kishë për akt terrorist.

“Në Shqipëri janë rreth 600 xhami që janë jashtë kontrollit të Komitetit Mysliman Shqiptar. Është e vërtetë që është një shifër e lartë. Ne e kemi konsumuar edhe më parë këtë shqetësim, por që realisht janë njerëz që janë në mëshirën e fatit dhe të njëjtët persona që janë të sistemuar në këto xhami mund të jenë plotësisht në shërbim të personave apo grupeve të cilët mund t’i përdorin më pas si ata  si burim për të vepruar apo aspekte të tjera.

Prandaj vazhdojmë të themi se institucionet fetare janë shumë të rëndësishme referuar shtrirjes së tyre horizontale. Ju e dini që çdo fshat, qytet ka xhami dhe po ashtu kisha dhe vende të tjera dhe janë potencialisht janë më të mundshme që të përdoren. Ne e shohim se si u shfrytëzua një kishë atje në Banjska për një akt terrorist. Prandaj strukturat sekrete përdorin gjithmonë këtë lloj mekanizmi për të arritur deri tek aktivitetet operative,” shtoi eksperti.

Eksperti e mbyll duke thënë se në Shqipëri strukturat iraniane kanë shfrytëzuar komunitetin fetar. Kjo ka ardhur dhe si pasojë se shumë imamë kanë pagë të ulët dhe detyrohen të gjejnë burime të tjera.

“Strukturat iraniane kanë shfrytëzuar komunikimin fetar, sidomos në Shqipëri në mënyrë të veçantë duke marrë në konsideratë faktin që shumë imam kanë një pagë vetëm me 50 mijë lek apo 50 euro dhe që nuk kanë gjetur burime të tjera dhe që i kanë shfrytëzuar për të ushtruar aktivitetet e tyre, që ndoshta janë lajthitur edhe vetë imamët apo të punësuarit në xhami,” tha ai për gazetarin Nertil Agalliu.

gazetatema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>