FAZ: Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?

Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemine Zeitung” (FAZ) në numrin e së premtes (18.09) mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria.

shtypi gjermanNë Gjermani vazhdojnë të vijnë më shumë refugjatë nga Ballkani Perëndimor se sa nga Siria, shkruanFAZ: “Fokusimi tek refugjatët nga Siria e ka shkëputur vëmendjen nga fakti, që në Gjermani vazhdojnë të vijnë migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në gusht vala e të ardhurve nga Kosova ra, është rritur numri i të ardhurve nga Shqipëria në Gjermani. Krahasuar me korrikun rritja është mbi 9%. Kjo kuotë tregon se vala e të ardhurve nga Shqipëria është rritur po aq sa edhe e numri i atyre që vijnë nga Siria. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka numëruar në gusht 10100 kërkesa për azil nga Siria dhe

8200 nga Shqipëria – vlen të theksohet se Siria ka tetë herë më shumë banorë se Shqipëria. Në total më shumë se një e treta e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani Perëndimor, pra nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar – gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar. Përse pikërisht nga Shqipëria laroghen kaq shumë njerëz? Shkak për rritjen e papritur janë bërë fjalët e përhapura dhe lajmet e keqkuptuara, se Gjermania ka nevojë urgjente për forca pune.”…Por, sipas FAZ arsye janë edhe varfëria, “papunësia prej 80%, që ndër të rinjtë është potuhuajse dyfish më e lartë. Kësaj i shtohetn edhe kriza në Greqi. Qindra mijëra shqiptarë, që kanë punuar atje si dhe në Itali janë kthyer në atdhe sapo kanë humbur vendet e punës. Në 2015 janë kthyer në Shqipëri 180000 vetë, disa prej tyre menjehërë janë nisur drejt Gjermanisë. Ky zhvillim pasqyrohet edhe në uljen e remitancave, që përbëjnë gati një të dhjetën e rendimentit ekonomik: në 2007 shqiptarët jashtë vendit kanë transferuar në atdhe 950 milionë Euro, ndërsa në 2014 vetëm 590 milionë.” … Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit. Shumë më keq është gjendja më në thellësi të vendit…”Arsye e largimeve masive është edhe zhgënjimi nga qeveria socialiste: ‘pritjet ishin të mëdha, por me kthjellimin tani shumë vetë largohen’ …pra mund të bëhet fjalë për ‘refugjatë ekonomikë të motivuar politikisht”, shprehen ekspertë të intervistuar nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>