Fest 63 – Sonte “Nata e Nostalgjisë”, artistët risjellin këngët që bënë histori. Zgjidhen 15 finalistët

63 festNjë festë e madhe pritet të jetë edhe Nata e Nostalgjisë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Këngët që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite do të vijnë të interpretuara në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.

Vota e jurisë do të përcaktojë sonte 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e 4-tërt finale të Fest 63, ndërsa në natën finale, gjykimit të jurisë do t’i bashkohet edhe vota e publikut.

Në këtë edicion do të ketë vetëm një këngë fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion.

Për herë të parë në këtë edicion të 63 të Festivalit të Këngës do të llogaritet edhe vota e diasporës.

Në natën e 3-të e cila përkon me mbrëmjen e nostalgjisë nuk do të mungojnë dhe të ftuarit special.

rtsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>