Në Tiranë, relatori për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein, tha sot se bisedim për anëtarësim me Bashkimin europian mund të happen në gjysmën e vitit të ardhshëm
Duke folur me gazetarët në përfundim të takimeve që ai pati në Tiranë me autoritet të larta shtetërore dhe drejtuesit kryesor politik të vendit, zoti Fleckenstein u shreh se “nëse Shqipëria vazhdon në rrugën e reformave vendimi do të mund të merret marsin e ardhshëm që procesi të nisë më pas në qershor”.
Ai shtoi se vendi duhet të punojë shumë, siç dhe ka bërë, duke vënë fokusin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe veçanërisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi, me të cilën vetë Komisioni europian ka kushtëzuar hapjen e bisedimeve, që prej vjeshtës së vitit të shkuar.
Zoti Fleckenstein shpjegoi se për vendin nuk ka kushte shtesë, ndërsa shtoi se Parlamenti europian do të inkurajojë si Komisionin ashtu dhe Këshillin europian për një vendim pozitiv për Shqipërinë. (voa)