Tirana do të përballet ndaj Crvena Zvezda të sonte në orën 20:00 në stadiumin Air Albania, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.
Kjo ndeshje do të luhet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa pranë stadiumit ‘Air Albania’ është pozicionuar edhe një makinë e cila është e pajisur me bllokues valësh që e bëjnë të pamundur ngritjen e dronëve të telekomanduar.
Kjo pajisje do të vihet në punë për ndeshjen e sotme për shkak se klubi i Tiranë ashtu siç Top Channel raportoi një ditë më parë ka kërkuar ndihmë nga policia pas informacioneve që një grup njerëzish mund të ngrinin një dron kundër skuadrës serbe.
Duke mos pasur të qartë se ideja e cilëve është kjo klubi kërkoi ndihmën e policisë në mënyrë që diçka e tillë mos ndodhi pasi do sillte dënim të mundshme të Tiranës nga ana e Uefa-s e kjo do i penalizonte jo pak në rrugën e tyre në Europë.
Për sa i përket futbollit trajneri i Crvena Zvezdës, Stankovic vlerësoi Tiranën duke ia lënë bardhebluve rolin e favoritit. “Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilisit. Me sa kam kuptuar trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Ne duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren”- shtoi Stankovic.
Top Channel