Keni shkuar ndonjëherë të vizitoni fshatin Rabdisht në Peshkopi?
Në vitin 1913 dhe 1915. Madje sikur mos mjaftonte, masakra kriminale vijoi dhe më 1918 ndërsa lidhën, torturuan e vranë 75 burra. Më pas e dogjën sërish bashkë me fëmijë, gra, e pleq nëpër banesa. Pasi ti dëgjon këtë, e vetmja gjë që të vjen ndërmend është se si vazhdoi më pas jeta. Aty, në bjeshkët madhështore pasi shkel ajo që të kyç gojën është bukuria e Rabdishtit.
Shtëpitë e gjitha të punuara me mjeshtëri nga zanatçinj të gurit. Një arkitekturë perfekte me banesa tradicionale. Me sokakë dhe infrastrukturë që të mahnit.
Dhe aq më tepër trashëgimia që ruajnë banorët, duke mos e braktisur këtë vend e bërë krushqi me njëri tjetrin të çudit. Në këtë mënyrë mbetet i vetmi fshat në Shqipëri me popullsi në rritje. Shihni për më shumë videon poshtë në “Fshatrat e Shqipërisë”.
topchannel