Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mëngjesin e së martës.
Nga burime të “Shekullit Online” mësohet se në vizitën që zgjati vetëm pak minuta, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra drejtoreshën e përgjithshme, Pranvera Fagu.
Gjithashtu janë shkarkuar edhe tre zëvendësdrejtorë – Zamir Shtylla, Mirela Meko dhe Elidon Konomi, raporton “Report TV”.
Mësohet se shkak i këtij vendimi janë rezultatet e dobëta në mbledhjen e akcizës. (shekulli)