Gazsjellësi nënujor, mbyllet tenderi për 105 km tubacione Shqipëri-Itali

tubacionet gazKonsorciumi i Gazsejllësit Trans Adriatik ka shpallur kompaninë fituese e cila do të ndërtojë tubacionin nënujor të gazit që do të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë.

Kontrata është lidhur me shoqërine italiane “Saipem”, e specilalizuar për ndërtime të tilla. Ajo ka marrë përsipër projektimin, ndërtimin dhe instalimin e 105 kilometrave tubacione nga stacioni i pompimit të gazit në Fier, deri në zonen San Foka të Pulias, në Itali.

Punimet do të kryhen në një thellësi nënujore prej 820 metrash me anijen e specialzuar “Castorone”, ndërsa diametri tubit do të jetë 91.4 centimetra.

Me tenderin e fundit përmbylllet i gjithë cikli i kontratave për ndërtimin e gazsjellësit TAP nga Azerbajxhani deri ne Itali. Më herët u njoftuan edhe fituesit për ndërtimin tokësor të tij në Shqipëri e Greqi.

Sipas drejtorit menaxherial të TAP, Ian Bradshaë, ndërtimi në det të hapur ngre sfida të veçanta dhe “Saipem SpA” dha ofertën më të fuqishme teknike si dhe zotëron eksperiencën e duhur për standardet më të larta.

“Saipem” është një kompani gjigande italiane që operon në 60 shtete dhe ka rreth 43.000 të punësuar. Ajo ka një eksperiencë 60-vjeçare në fushën e kërkimit dhe shpimit të hidrokarbureve dhe ndërtimit të tubacioneve të naftës dhe gazit.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>