Gentilioni në Tiranë: Ekstremizmi, një rrezik që i prek të gjithë

paolo-gentilioniPas mbledhjes trepalëshe në Tiranë, të mbajtur mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë-Serbisë dhe Italisë, Bushati, Gentilioni, dhe Daçiç folën në konferencën e përbashkët. Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentilioni diskutoi për fenomenin e terrorizmit, për të cilin ai kërkoi angazhim të përbashkët për ta luftuar, pasi sipas tij, është “një rrezik që i prek të gjithë”.

“Shqetësimi për rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit është një shqetësim i përbashkët për qeveritë tona. Një temë që qeveria shqiptare, italiane dhe serbe janë të angazhuara në vendet e tyre duke miratuar norma ligjore më shtrënguese, duke ndërhyrë ndaj kësaj çështje. Është një realitet që asnjë vend nuk mund të ndihet i mbrojtur. Duhet të kemi një përgjigje të përbashkët që të përfshijë strukturat tonë të inteligjencës në mënyrë të përbashkët. Jemi të shqetësuar ndaj këtyre fenomeneve dhe përpiqemi të bashkëpunojmë me qeveritë e vendeve”.

Ministri i Jashtëm i Italisë u pyet edhe për shkrimin e “CdS” për lidhjet e ISIS-it me Shqipërinë, për të cilin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i dërgoi redaksisë një letër-ankesë:

“Unë nuk jam në gjendje të komentoj këtë çështje sepse më ka shpëtuar, por e përsëris: E dimë të gjithë se rreziku i mungesës së stabilitetit dhe i radikalizimit është i pranishëm në realitetet tona, në metropolet e mëdha të vendeve perëndimore. Nuk është një rrezik që duhet ta konsiderojmë se i përket vetëm disa vendeve. Ka disa vende që janë më në rrezik, nuk është rasti i Italisë, Shqipërisë apo Serbisë, por problemi i prek të gjithë. Duhet të angazhohemi në luftën ndaj këtyre fenomeneve”.

Minsitrat, Ditmir Bushati, ai i Italisë Paolo Gentiloni dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic janë shprehur mjaft të kënaqur me bisedimet mes tyre, edhe për çështje të sigurisë së rajonit, marrëveshjeve të energjisë dhe gazit, etj.

“Diskutuam për sigurinë, krizat me të cilat sot për sot përballet pellgu i Mesdheut, arkitektura e sigurisë europiane, dhe kam parasysh krizën e refugjatëve dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për t’i bërë ballë të gjithë komponentëve që shpërfaqet veprimtaria e terrorizmit ndërkombëtar dhe lufta që bëjnë vendet tona përsa i përket ekstremizmit të dhunshëm”, tha ministri Bushati.

Daçiç: T’i zbusim marrëdhëniet me Shqipërinë

Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin tripalësh në Tiranë, Shqipëri- Itali- Serbi, minsitri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpreh për një zbutje të marrëdhënieve politike, duke shmangur mungesën e stabilitetit politik.

“T’i zbusim marrëdhëniet tona nga ana politike dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona dhe në këtë kontekst presim të zbatohen të gjitha projektet që kemi diskutuar gjatë takimit tonë, duke përfshirë këtu edhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve. Ne vërtetë do të donim që të gjitha dallimet që ekzistonin mes nesh, t’i lëmë pas e të gjejmë një emërues të përbashkët. Të shmangim mugesën e stabiliteti politik”, u shpreh Daçiç gjatë konferencës së përbashkët. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>