Hahn – Dënoj fuqishëm ҫdo njoftim për “veprime“që do të dëmtonin të drejtën e popullit shqiptar për të votuar.

HahnDemokracia nuk duhet të pengohet me bojkotimin e institucioneve dhe mospjesëmarrje në zgjedhje. Letër e Komisionerit Hahn drejtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Letra e Johannes Hahn, Komisionerit të BE-së për Politikat e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë, drejtuar qytetarëve të Shqipërisë vjen në prag të protestës masive të opozitës, nesër, më 13 Maj, për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama dhe hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike, që sipas PD-së, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pse data e zgjedhjeve mbeti 18 qershori dhe PD-ja nuk do të marrë pjesë.

Në këtë situatë   komisioneri Hahn nuk përjashton trazira të mundshme dhe akte dhune, qoftë edhe në  protestën e nesërme. Ai paralajmëron në letrën e tij se “dënon fuqishëm ҫdo njoftim për të thirrur për “veprime”që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto”veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standartet e BE-së”, shkruan ai.

Zgjedhje e qëllimshme e opozitës për të mos marrë pjesë

Komisioni Hahn, në  letrën e tij, e cilëson “një zgjedhje të qëllimshme” të opozitës aktuale për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të radhës. “Zgjedhjet do të zhvillohen  më 18 qershor pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Duhet ta respektojë me keqardhje të thellë, nga pikpamja demokratike, këtë vendim.  Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe me standarde demokratike. Procesi zgjedhor duhet të vazhdojë edhe pse disa vendosin të qëndrojnë prapa. Demokracia dhe standardet  demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike” – thekson Hahn.

Përgjegjësia e politikanëve

Moszhvillimi i zgjedhjeve bashkiake në Kavajë, të dielën e kaluar, më 8 maj,  dhe bërja publike nga kryeministri Rama i ekzistencës së një plani të opozitës për destabilizim përmes trazirash dhe aktesh dhune e ka bërë edhe më shqetësuese situatën  në prag të protestës së nesërme. Komisioneri Hahn thekson në letrën e tij se moszhvillimi i zgjedhjeve në Kavajë ishte një  “humbje e qartë për demokracinë dhe fitore për askënd”

Në këtë kontekst Hahn u bën thirrje qytetarëve të Shqipërisë “të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë që ata të tregojnë përmbajtjen dhe maturinë politike nga një vend që aspiron të jetë anëtar i BE-së”

“Udhëheqëit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë” thekson Hahn në letrën e tij.

Mbi 90 % e popullsisë nëShqipëri e sheh yllin e vet polar drejt një të ardhmeje më të mirë tek integrimi në BE. Por kriza politike në Shqipëri e ngadalëson procesin dhe përbën  nje kthim pas në rrezikun e destabilitetit që është një parakusht prioritar për BE-në lidhur me progresin drejt pranimit.   (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>