Hapet Ura e Madhe në Kukës, Rama: Çliron qarkullimin e bllokuar prej vitesh

ura e kukesitKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar vepër mbresëlënëse Urën e Kukësit, e cila u hap për qarkullim më 04.11.2024.

 

Sot me hapjen e urës u përgënjestrua dhe lajmi që kjo ura i ka këmbët e shtrirë. Deri tek lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët. Falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit të punës së bërë nga kompania, pasi ura mbaroi, duheshin plotësuar edhe kushtet për dy tre komunitete të tjera rreth kësaj zone  të cilave u duhet dhënë akses në mënyrë që të garantohet garancia e transportit”, tha Rama.

Ura prej një strukturë të madhe prej çeliku dhe arkitekturë të veçantë ka një gjatësi 310 metra, lartësi 56 metra dhe është një vepër arti arkitekturore pasi ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit dhe gjatësia e saj është një konstrukt çeliku me një hark 270 metra që qëndron pa këmbë të ndërmjetme.

Ura zëvendëson urën e vjetër të qytetit të Kukësit e ndërtuar para 45 vjetësh dhe konsiderohet si vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit pas tunelit të Kalimashit.

Kjo urë me 4 korsi dhe një trafik-ndarëse në mes do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit veror.

“Kur morëm detyrën ishin bërë vetëm gjysma e volumeve të nevojshme të Rrugës së Kombit, të cilës përveç trasesë së përfunduar i mungonin shumë vepra publike arti, përfshirë edhe këtë nyje të re lidhëse, po i mungonin krejtësisht edhe sistemet mbrojtëse në të dy anët e të tjerë elementë të domosdoshëm aksesi dhe sigurie. Dhe puna ende nuk ka mbaruar krejt, sepse të bësh një rrugë nga e para është më e lehtë dhe më e shpejtë sesa të mbarosh një rrugë të lënë rrugëve”- ka shkruar tutje Rama.

 

Ura ka kushtuar rreth 40 milionë euro, me një gjatësi prej 310 metra.

Ajo ka 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>