Inside Story/ “Merreshim me klorin por NATO zbuloi…” Detaje nga vdekja e katër rusëve

spiunet rus shqiperiNjë masë e ngjashme nga autoritetet shqiptare është ndërmarrë edhe në 26 Mars të vitit 2018 ndaj dy diplomatëve që dyshohej se kishin aktivitet të dyfishtë në Tiranë.

 

Vladislav Filipov atashe ushtarak si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës aso kohe u dëbuan.

Vendimi erdhi në koordinim me aleatët perëndimorë që dëbuan masivisht diplomatë rusë pas helmimit në Londër të ish agjentit të KGB-së Sergei Skripal me agjentë nervorë.

“Ka disa vite që inteligjenca ruse ka kaluar në agresion ndaj shumë shteteve anëtare të NATO, grumbullim info etj. E gjitha u bë evidente pas çështjes Skripal në Angli, GRU ruse, u dokumentua, tentoi të ekzekutojë një ish agjent të vetin që ishte rekrutuar nga anglezët”,  u shpreh Xhavit Shala, profesor i çështjeve të sigurisë.

Ka dyshime se me lëndë të ngjashme mund të jenë ekzekutuar edhe 4 shtetasit rusë që u gjetën të vdekur në vitin 2021 në Golem. Prokuroria e Kavajës e hetoi vdekjen e Sergey Burenkov, bashkëshortes së tij Natalia Burenkov, vajzës Ekaterina dhe dhëndrit Nikita Belusov për vrasje.

“U mohua në fillim që personi kryesor të ishte pjesë e efektivëve të MB ruse, dhe pastaj doli që ishte me gradë shumë të lartë në struktura, pjesëmarrës në dy luftrat çeçen, ato luftra kanë pasur sekrete, probleme, lidhje edhe me dy shpërthimet në Moskë në vitin 1999”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Fabian Zhilla.

Hetimet e autoriteteve shqiptare nuk kanë zbuluar lidhje të mundshme apo interesa në ekzekutimin e tyre në aktivitetet e spiunazhit në Shqipëri. Grupi hetimor dyshon se ata janë vënë në kontakt me lëndët e rrezikshme para se të hyjnë në Shqipëri.<

Pra, krimi ndaj tyre mund të jetë konsumuar tjetërkund përmes lëndëve që veprojnë në mënyrë të ngadaltë. Disa analiza janë dërguar jashtë vendit por ende nuk është përcaktuar motivi përfundimtar i vdekjes. Fillimisht pati dyshime se ata humbën jetën aksidentalisht të asfiksuar nga klori, por kjo pistë u zbeh pasi jo të 4-t viktimat ishin futur në pishinë.

“Vija re që merreshim me klorin ndërkohë që strukturat e NATO-s nxorën version tjetër. Ka shumë burime informacioni që thonë se po, ishte një atentat dhe këtë e kanë bërë shërbimet ruse”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Fabian Zhilla.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>