Inflacioni i muajit tetor është në nivelin 2.1 %, me një rënie të lehtë krahasuar me një muaj më parë që ishte 2.2 %, ndërsa krahasuar me tetorin e vitit të shkuar është rritur me 0.7 %.
Sipas një raporti të INSTAT, grupi i mallrave që ka pësuar më tepër rritje ka qenë “Ushqime dhe pije joalkoolike”me +2,17 pikë përqindje, ndjekur nga “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,22 pikë përqindje.
Peshën në këtë ndryshim çmimesh e ka dhënë edhe grupi “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.
Ndërsa “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë parë ulje çmimi me -0,23 pikë përqindje. Krahasuar me muajin shtator 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor ” me 3,9 %. Brenda këtij grupi tarifat e studimeve në universitetet publike u rriten me 6,7 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme ” me 0,4 %. (shekulli)