Integrimi, Fleckenstein në Top Story për përgjegjësitë e Shqipërisë e të Brukselit

top storyAgjenda politike e këtyre dy ditëve të fundit është dominuar nga vizita e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien, i cili këtë të martë ishte i ftuar në Top Story.

Intervista e plotë

Sokol Balla: Ta fillojmë me pyetjen e zakonshme, cilat ishin arsyet dhe motivet kësaj vizite tuaje në Tiranë?

Raportuesi, Knut Fleckenstein:  Si raportuesi për Shqipërinë unë vij gjithnjë edhe për të parë se cila është ecuria e reformave në Shqipëri dhe në këtë rast sesi Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë rrugën e tyre drejt BE. Pra, cilat janë planet e tyre për reformat.

Sokol Balla: Vini në një moment interesant politik, kur sapo ka nisur stina e re politike dhe parlamentare, por ama kur partitë akoma po bëjnë bilancin e stinës së kaluar politike, kriza trimujore në bulevard, marrëveshja e 18 majit, zgjedhjet, rezultati, koalicionet. Nga hera e fundit që keni qenë, si i shikoni këto zhvillime sot?
 
Knut Fleckenstein: Nga hera e fundit kemi pasur zgjedhjet, kemi pasur një rezultat të qartë. Tani kemi një qeveri të re pa partnerë koalicioni dhe një parti tjetër në opozitë. Edhe për mua është një moment interesat për të parë sesi këto grupe parlamentare në Kuvend do nisin sezonin e ri.

Sokol Balla: Ju deklaruat se më 25 qershor u mbajtën zgjedhjet më të mira, ndonjëherë në vend. Pas asaj deklarate jeni takuar me liderët e opozitës. Pas bisedave që keni pasur me ta, mendoni që ka vend ta korigjoni këtë qëndrim?

Knut Fleckenstein: Mendoj se nga ajo që kam dëgjuar nga vëzhguesit dhe lexuar nga ODIHR menoj se zgjedhje ishin më të mira se më parë. Sigurisht, ka pasur akuza për blerje votash dhe unë mendoj kjo është një nga arsyet pse partitë kanë renë dakord për të nisur punën për reformën zgjedhore në vend, pra për Kodin Zgjedhor, që do të jetë shumë e rëndësishme, pavarësisht se partitë s’ndajnë të njëjtin mendim për rezultatin në fund, por rëndësi ka që janë dakord për çështjet që duhen parë..

Sokol Balla:  Thoni që zgjedhjet ishin më të mirat se më parë dhe nga ana tjetër të përmendni fenomenin e shit-blerjes së votave janë dy realitete të ndryshme. A mendoni se ky fenoment ka qënë ndikues në rezultat? Të paktën kështu pretendojnë dy partitë kryesore të opozitës.

Knut Fleckenstein: Nuk e di. Nuk mund t’ua them këtë. S’e di sesa vota janë blerë. Unë thjesht mund të pres tani raportin e SOBE/ODIHR që të na tregojë me hollësi çdo gjë. Më duket se ai del del në fillim të javës që vjen dhe të na tregojë cilat janë rekomandimet, ose rregullimet që mund të bëhen në mënyrë që të shmanget blerja e votës në zgjedhjet e ardhshme.

Sokol Balla: Opozita nuk është se ka nxjerrë fakte të bollshme, por thotë se është e bindur që votat janë blerë kryesisht me paratë e krimit të organizuar dhe thelbësisht me paratë e gjeneruara nga industria e paligjshme e kanabisit në këtë vend. Mendoni se ky shqetësim ka baza?

Knut Fleckenstein: Unë besoj tek Zoti, Perëndia dhe asgjë tjetër. Ndaj do thoja se ata që i kanë këto akuza duhet t’i vërtetojnë. Edhe nëse s’i provojnë dot, duhet të punojmë të gjithë së bashku për të parë se çfarë mund të bëjë ky Parlament me ligje të reja në mënyrë që të shmanget blerja e votave. Si mund të vendos unë se cila është e sakta, e duhura apo e gabuara. Unë besoj që ata kanë të drejtë, ka pasur blerje votash, s’e di deri në çfarë shkallë, por është një problem serioz. Nuk e di se në çfarë mënyre parlamenti do të gjejë një zgjidhje që ta bëjë sa më të vështirë për ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë gjë në të ardhmen.

Sokol Balla: Nuk e di si janë përballur vendet e zhvilluara apo vende në tranzicion me këtë problem. Ju do të kishit ndonjë sugjerim përsa i përket kësaj pjese jo pak të rëndësishme të reformës zgjedhore që kërkohet nga opozita?

Knut Fleckenstein: Së pari, në rast se ju thoni që kanë qënë paratë e gjeneruara nga krimi, atëherë duhet të bëjmë të pamundurën që paratë nga krimi të mos jenë më të disponueshme. Pra, jo vetëm lufta kundër krimit organizuar, por edhe ligji i ri për ata që e shesin a e blejnë votën. Në fund të fundit e kemi ne në dorë, shoqeria media, që të rreglllojmë këtë sjellje. E di që është e lehtë ta thuash dhe e vështirë ta vësh në praktikë, sepse nëse nuk ke para dhe kur s’ke punë është më e lehtë që të përfshihesh në jëtë situatë të tillë. Mendoj se të gjiithë, në Qeveri e Kuvend duhet të vazhdojnë në rrugën e reformave edhe për çështjet ekonomike, për krimin e organizuar e në veçanti për kodin zgjedhor.

Sokol Balla: Shit-blerja e votës është lidhur nga opozita me industrinë e kanabisit. Megjithatë, duhet thënë që ky është një problem që tashmë e ka pranuar edhe Qeveria, edhe Kryeministri që u zotua se ky fenomen do të marrë fund brenda janarit 2018. Megjithatë duket se edhe Brukseli e ka pranuar realitetin e kanabisit pak vonë. U duk se Brukseli preferoi të mos e prekte këtë temë për më shumë se një vit.

Knut Fleckenstein: Jo, nuk mendoj se keni të drejtë për këtë. Ne e kemi kuptuar që ka qënë ky problem më parë, që ka prodhim të madh të kanabisit. Kemi patur Guardia di Finanza që ka monitoruar mbi territorin shqiptar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë dhe do ketë një raport të tyre. Por së pari jemi përqëndruar tek reforma në drejtësi, sepse nëse nuk ke gjyqësor të pavarur, kriminelët e kanë më të lehtë të gjenerojnë para. Kjo nuk do të thotë se ne nuk e pamë që kishte problem sa i përket kanabisit, apo që ka problem sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit. Por, gjëja më e rëndësishme, lufta e parë që duhet bërë është duke pasur një gjyqësor të pastër. Këtu jemi përqëndruar, ose ndoshta publikisht jemi parë më shumë.

Sokol Balla: Kështu është përceptuar, pasi sidomos para zgjedhjeve kur u fol për hapjen e negociatave, u fol për reformën në drejtësi, pastaj për ecurinë e zgjedhjeve dhe nuk u fol shumë për kanabisin, ndërkohë që tani u duk sikur lufta ndaj drogës dhe hashashit është thuajse një kusht për hapjen e negociatave. A është vërtetë kështu?

Knut Fleckenstein: Që duhet treguar se kjo është një nga gjërat që njohim si një nga prioritetet. Por, për çeljen e negociatave duhet vazhduar vettingut dhe nëse bëhet kjo, le të shikojmë pastaj edhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet të shohim sesi do të trajtojë qeveria rekomandimet e OSBE dhe pastaj duhet të bëjmë të pamundurën në Bruksel që të hapen negociatat në mënyrë që të jemi të besueshëm.

Sokol Balla: Pra nuk ka një ndryshim të 5 prioriteteve kyç, ku Shqipëria duhet të regjistrojë një progres sa i përket hapjes së negociatave?

Knut Fleckenstein: S’mund të bësh gjithçka njëherësh. Ref orma në drejtësi po vazhdon dhe duhet zbatuar, ndërsa pikat e tjera në lidhje me prioritetet duhet që të shikojmë, që edhe këto janë probleme serioze, si lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, reforma në administratën publike, duhet të vazhdojnë në të njëjtën kohë dhe kjo duhet treguar me vepra. Si të themi që duhet të mbarojë zbatimi i këtyre dhe pastaj do çelim negocitata? Po ta bënim këtë atëherë do të duhej më shumë kohë. Por, gjatë negociatave, mendoj se do të ketë më shumë mundësi që të shohim se çfarë po bën kjo qeveri për këto çështje.

Sokol Balla: Ngulmoj tek çështja e pesë prioriteteve pasi ka njëfarë keqkuptimi apo kakofoni nga institucionet e BE. Si shembull, sa i takon reformës në drejtësi, u kërkua reforma, pastaj u kërkua vettingu, pastaj zbatimi i tij, që ka filluar. Pra, siç keni thënë ju dje dhe sot, do të ndiqet zbatimi i reformës, pastaj filloi të flitet për krimin etnik shqiptar, siç e quajti Kryeministri. Jam dakord që integrimi është një proces me vijueshmëri, por nuk mund të kthehet në një test me pika, pasi po të jetë kështu, ky është një provim që Shqipëria nuk do ta marrë kurrë.

Knut Fleckenstein: Për mua është e qartë si kristal. Thamë që nëse OSBE jep një raport pozitiv për zgjedhjet, nëse procesi vettingut zbatohet vërtet, atëherë ne duhet të çelim negociatat. Kjo nuk do të thotë se prioritetet e tjera nuk janë të rëndësishme, por ne nuk të hapim derën dhe t’ju presim tek klubi ynë, por do të vazhdojë puna me negociatat. Gjëja tjetër, ajo që ju e quajtët krimi etnik shqiptar. Nëse lufton krimin e organizuar, këtë e bën në vendin tënd së pari. Sesi duhet të bëhet s’duhet ta diskutojmë në televizion. Kjo do të diskutohet në vendin e duhur dhe si duhen trajtuar strukturat kriminale, edhe në vendet e tjera të BE që kanë lidhje me krimin në Shqipëri. Duhet të ketë bashkëpunim. Dëgjova edhe ministrin Xhafaj që ka diskutime. Keni të drejtë, krimi etnik shqiptar nuk është një gjë që duhet të vazhdojë në këtë formë. Nëse ka qeveri që mendon se një shqiptar është shqiptar, edhe ne duhet ta luftojmë këtë lloj mendësie sepse është mënyra e gabuar për ta trajtuar këtë çështje. Kjo Qeveria ka përgjegjësi për qytetarët e këtij vendi dhe qeveria nuk mban përgjegjësi për shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e tjetërkund dhe kjo duhet të jetë e qartë. Edhe KE duhet të bëjë më shumë punë, duhet të flasë me shtetet e BE për këtë gjë.

Sokol Balla: Ju thatë që edhe KE duhet të bëjë më shumë punë. Duket sikur edhe ne po e ndjejmë dilemat  që kanë vetë institucione e BE mes tyre. Duket sikur PE ka një qëndrim më dashamirës, ndoshta edhe për shkak të lidhjeve tuaja personale me Shqipërinë, KE mundohet të ketë një sjellje më tolerante, por Këshilli i Ministrave shikojmë vit pas viti, një qëndrim shumë më skeptik ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Me korigjoni nëse e kam gabim.

Knut Fleckenstein: Nuk është tërësisht e gabuar, por ne kemi detyra të ndryshme, secili prej nesh. Komisioni e ka dhënë rekomandin në Këshill për çeljen e negociatave, edhe PE është pro, natyrisht pa thënë që çdo gjë funksionon mrekullisht në Shqipëri dhe si për shumë gjëra është Këshilli që ka një probem për të pasur një qëndrim të përbashkët. Ne duhet të përpiqemi të jemi të besueshëm, që nëse e themi një gjë, ai duhet të jetë realiteti. Qeveritë ndonjëherë nuk e ndjejnë këtë, sepse janë të zënë me zgjedhjet në vendet e tyre apo diskutime të brendshme dhe duan që zgjedhësit e tyre ta shikojnë Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor për të mos parë dështimet që kanë në vendet e tyre.

Sokol Balla: Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u tha në dhjetor të vitit të kaluar që nuk do të ketë një raport-progres për vendet kandidate këtë vit, duke nënkuptuar faktin që disa për vende kryesore të unionit kishin zgjedhje të përgjithshme politike, përfshirë edhe Gjermaninë, por ma u la një dritare e hapur që nëse progresi i nevojshëm do të ishte regjistruar, mund të kishte një raport të ndërmjetëm. Përse nuk ndodhi kjo?

Knut Fleckenstein: Fakti që nuk kemi një raport vjetor, apo progres-raport s’ka të bëjë me zghedhjet në Gjermani, por ka të bëjë me një sistem të ri që në kohë të kemi shifra më të sakta dhe do vazhdojë çdo vit. Çështja e qershorit përmendet sepse në mars Këshilli duhet të vendosë dhe negociatat do të fillojnë përpara pushimeve të verës.

Sokol Balla: Duket sikur shqetësimi në disa vende europiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është një tjetër. Më koherente do të ishte pyetja a rrezikon Shqipëria që t’i rikthehet regjimi i vizave me zonën Shengen?

Knut Fleckenstein: Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë.

Sokol Balla: Pra, Holanda, problemet që kemi me të dhe marrëveshja e re që nënshkruam me Francën nuk rrezikojnë rikthimin e regjimit të vizave?

Knut Fleckenstein: Mendoj se jo,  sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëunim mes policive. Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë.

Sokol Balla: Ju ishit i përfshirë në krizën 3-mujore në bulevard. Çfarë mbani mend si momentin më të vështirë të saj?

Knut Fleckenstein: Mendoj se momenti më i vështirë, ka qenë… dhe kryetari i Kuvendit ma kujtoi dje kur u takuam, ishte kur u përpoqëm të kishte takim dhe marrëveshje dhe në sallën tjetër zoti Basha ishte larguar dhe duhet të arrinim kompromis, por nuk ishte e mundur për marrëveshje. Kjo ishte zhgënjyese.

Sokol Balla: U fol atëherë, se ky qëndrim, megjithëse në heshtje, kishte të bënte me praninë tuaj? Pra, opozita e shikonte me skepticizëm praninë tuaj në dhomën tjetër. Pra ju quanin subjektiv, të njëanshëm.

Knut Fleckenstein: Nuk besoj se ishte kështu. Unë kam një marrëdhënie të qartë dhe të hapur me zotin Basha, kështuqë çfarë mund të jetë e mundur, duhet të jetë e mundur. Nuk ka të bëjë me personin tim, edhe pse nuk u ra dakord, sepse McAllister ishte në dhomën tjetër me Bashën, por ideja ishte që duhet të ishim dy vetë që të tregonim se për këto pika të rëndësishme, dy grupe në PE mund të punojnë së bashku. Ideja ishte të inkurajoheshin të gjithë bashkëbiseduesit për të kërkuar më shumë kompromis me njëri-tjetrin sesa përballjet për ta vazhduar krizën.

Sokol Balla: Ajo situatë nga 18 shkurti deri më 18 maj, mendoni që përkeqësuam procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?

Knut Fleckenstein: Po! Po të mos kishim pasur zgjedhjet, nuk do të ishim tani duke diskutuar hapjen e negociatave, madje persona më shumë konservatorë se unë e kanë diskutuar edhe nga këndvështrimi tjetër, që le të kishte zgjedhje pa të gjitha partitë. Mua s’do më pëlqente, por kjo do të kishte ndikim edhe tek paratë. Në atë kohë kam qenë për vizitë tek FMN, ata më thanë sesi po shkonin gjërat ngadalë, por kishte përmirësime në lidhje me reformat dhe se ishin shumë skeptikë për të vazhduar me programin e ri pa marrë pjesë PD, sepse s’i dihej se kur do kishte zgjedhje te reja. Pra pa PD a do zgjaste mandati 4 vjet? Ishte një situatë vërtet kritike dhe unë jam i lumtur që pati një zgjidhje shumë të ngjashme me sugjerimin tonë.

Sokol Balla: Ka shumë mister për marrëveshjen e 17-18 majit dhe shumë brenda kampeve majtas dhe djathtës, më shumë sesa një marrëveshje e quajtën pazar mes Ramës dhe Bashës. Sa realisht pati ndikim ndërmjetësimi i SHBA dhe BE-së në këtë fazë finale të negociatave mes dy liderëve kryesorë.

Knut Fleckenstein: Kjo është Top Story për Hoyt Yee, por ne kemi qenë gjithë kohën në kontakt se cila ka qënë qasja jonë dhe s’e di në fund se çfarë gjërash të tjera nxori Yee shtesë, por në fund jemi të kënaqur për këtë rezultat.

Sokol Balla: PD nga zgjedhjet duket e zhgënjyer nga marrëveshja. Zoti Basha më shumë se njëherë ka folur se kjo marrëveshje ka vdekur, ndërkohë që Rama vazhdon të ngulmojë se është gjëja më e mirë që i ka ndodhur vendit vitet e fundit. A mendoni se duhet të vazhdojë kjo marrëveshje dhe nëse jo, komunikimi mes palëve?

Knut Fleckenstein: Unë nuk kam asnjë opinion. Të dyja palët duhet të bien, ose kur nuk bien dakord thjesht nuk ka marrëveshje. Unë nuk do të ndërhyj në këtë. Unë jam deputet i PE, jo i Kuvendit të Shqipërisë, por sigurisht që do e vlerësoja sikur ata të ulen bashkë e të diskutojnë çështje të rëndësishme në interesin e vendit. Në lidhje me detajet nuk do të ndërhyja, kështu që shpresoj që ajo qe e quajtëm kultura politikë, është e zhvilluar aq sa të ketë dëshirë për ta parë njëri-tjetrin në sy.

Sokol Balla: Si një vizitor i rregullt i Shqipërisë dhe i angazhuar në këto çështje të vendit, mund të testoj sa i përket klimës politike, a shikoni kësaj radhe, pas marrëveshje, pas zgjedhjeve relativisht të qeta, a shikoni përmirësime në klimën politike në vend?

Knut Fleckenstein: Po të përdorja përvojën e djeshme dhe sot, do të thoja që e kam këtë ndjesi. U takova me persona të vjetër, por në pozicine të reja, Meta, Ruçi dhe kam pasur ndjesinë e vërtetë që ai do të tregojë se është kryetari i Kuvendit dhe jo ai që flet për Qeverinë. Pata takime me grupet parlamamentare, opozitarët dhe pata ndjesinë që folën gjëra të qarta për sjelljen, apo përmbajtjen e asaj që do të arrijë, apo promovojë qeveria, por u thanë në mënyrë konstruktive. Të shohim rezultarin. Kam patur një ndjesi të mirë, jo vetëm për qeverinë e mazhorancës, por edhe për opozitën.

Sokol Balla: Zoti Juncker, pra Presidenti i Komisionit duket se këmbëngul se deri më 2019 nuk bëhet fjalë për perspektivë zgjerimi dhe as ne nuk e besojmë këtë, por a ka realisht ndërmend BE të zgjerohet në drejtim të Ballkanit Perëndimor?

Knut Fleckenstein: Mendoj se nuk ka fare dyshim për këtë që po. Junckeri para 3 vjetësh tha një gjë që të gjithë e dinin, por ta jepje atë mesazh ishte një gabim sepse të gjithë menduan se çfarë do të thotë ai me këtë mesazh dhe diçka ka këtu. Na u desh shumë kohë neve, Mogherinit, Hahn që të bindnim miqtë tanë këtu dhe në Ballkan, tani Juncker mbajti një fjalim për situatën në BE dhe tha qartë se zgjerimi do jetë në fokus të periudhës së ardhshme, madje edhe më shumë. Këtë e vlerësoj shumë sepse kjo është politika e PE.

Sokol Balla: Megjithatë duket se ka skepticizëm nga vende të caktuara. Janë vendet e valës së dytë e të tretë që u futën në BE, më shumë sesa vendet që përbëjnë boshtin historik të saj. Kemi rastin e Greqisë, ku europarlamentarë, deputetë dhe ministra në Athinë kanë përmendur kushtëzimin e negociatave me situata të caktuara, p.sh, për situatën në Himarë, ku Athina akuzon qeverinë se po shkel të drejtat e minoritetit. Biles, ministri i Jashtëm Kotzias, pak javë më parë pothuajse e përmendi fjalën kushtëzim. Mendoni që kjo mund të ndodhë? Pra mendoni që agjendat e brendshme të një vendi të BE-së në lidhje me Shqipërinë mund të ndikojnë deri në këtë pikë?

Knut Fleckenstein: Ai nuk e tha atë fjalë. Pothuajse nuk është se e tha. Mendoj që po të ketë problem, mes dy vendeve me ndihmën e Komisionit Europian duhet të ulen bashkë që të gjendet një zgjidhje, por çështja krysore nuk ka të bëjë me problemet që ka Shqipëria me Greqinë, por që qeveritë janë të ndërgjegjshme që qytetarët nuk janë skeptikë. Në Europë nuk janë skeptikë për Shqipërinë apo Serbinë, por qeveritë kanë dështuar aq shumë e aq herë që kanë treguar se nuk arrijnë të menaxhojnë BE me 27 shtete anëtare se nuk ndoshta nuk janë aq të mira sa duhet këto qeveri duhet t’u tregojnë qytetarëve të tyre se janë në gjendje të arrijnë kompromise. Këto janë vetëm probleme të brendshme. Është e vështirë, sidomos me disa shtete, por ka hapësirë për zgjerim dhe që ne duhet ta bëjmë paralelisht, sepse po nuk rregulluam problemet tona, nuk mund t’ua rekomandoj juve që të bëheni vend anëtar.

Sokol Balla: Duket sikur këto mesazhe konfuzioni që vijnë nga BE, kjo diferencë mes vetë vendeve anëtare, kanë sjellë një efekt që mes vetë shqiptarëve po rritet skepticizmi për Europën dhe kjo besoj është problem kur ndodh tek kombi me entuziast për t’iu bashkuar asaj.

Knut Fleckenstein: Mendoj se ka dy gjëra. Së pari, unë mendoj se jemi shumë të duruar me vendet e Ballkanit Perëndimor që t’u japim kohën e duhur për të bërë reformat dhe nga ana tjetër kërkoj që ju të keni durim me ne. Ne nuk donim krizën financiare, nuk donim BREXIT, probleme që i kemi tashmë, as nuk ka mundësi që të gjendet një zgjidhje që të kopjohet dhe të sillet këtu. Kjo çon në intervista apo sjellje të pahijshme. KE dhe PE dhe shumica dërrmuese e BE, janë të bindur se zgjerimi duhet të ndodhë dhe që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE. Po të pyesni në Gjermani çfarë mendoni për zgjerimin, të thonë që Turqia ndoshta jo thonë, Ukraina, më mirë jo, kujdes! Po Ballkani Perëndimor? Ata e kuptojnë që do jetë vetëm çështje kohe që do arrihen reformat që situata në BE të jetë më e mirë. Por situata në BE s’e ndalin zhvillimin, zhvillimi do jetë aq i shpejtë sa reformat. Unë jam i bindur se Ballkani Perëndimor është pjesë e komunitetit tonë dhe do jetë pjesë e BE.

Sokol Balla: Ju përmendët intervista të caktuara që kanë shkaktuar dhe tensione të caktuara. Në një nga intervistat, që ngriti një tension jo të paktë, Kryeministri Rama pak kohë më parë, ai ka folur për rrezikun e forcimit të mbështejes popullore në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht mes shqiptarëve, për alternativa të tjera. Ju e shikoni këtë rrezik?

Knut Fleckenstein: Ne nuk jemi të vetmit. Ka edhe të tjerë që janë të interesuar dhe dëshirojnë të përfshihen më shumë në këtë zonë. Nuk është puna vetëm për të bërë detyrat e shtëpisë këtu, por është e domosdoshmë që ne t’u tregojmë njerëzve në Bruksel, në shtetet anëtare se vërtet ju duam. Problemi është që negociatat për anëtarësim kanë nevojë për më shumë kohë, më shumë nga sa e kishim menduar dhe ndodh që politikanët mund të mos ndjehen mirë sepse gjërat nuk ecin shpejt. Ne duhet të flasim më shumë dhe më shpeh, që të tregojmë se ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe nuk duhet të heqim dorë. Për këtë na duhet të jemi edhe më të pranishëm që të tregojmë se e duam këtë proces. Qytetarët duhet ta kuptojnë se reformat ndihmojnë në përmirësimin e jetës në këtë vend. Pra këto reforma nuk duhen për t’i bërë qejfin Merkel apo Juncker. Këtë duhet të mendojmë, si duhet të ecim përpara që çdo qytetar të shohë rrugën drejt BE-së.

Sokol Balla: Ju jeni deputet gjerman. Zoti Schulz tha për Turqinë se Europa duhet t’i mbyllë përfundimisht derën. Zonja Merkel, me tone më të moderuara tha thuajse të njëjtën gjë. A ju shqetësojnë raportet e dukshme speciale mes qeverisë shqiptare dhe administratës “Erdogan”?

Knut Fleckenstein: Jo. Ne e dimë që ka marrëdhënie të mira mes Shqipërsë dhe Turqisë. Nuk kemi ndonjë krizë e s’jemi në luftë, ne si gjermanë themi që s’mund të negociosh për të qënë shtet anëtar i BE, ndërkohë që pala tjetër shkon në drejtim të kundërt. Është si të thuash ka hequr dorë. Ne nuk mendojmë se marrëdhëniet të mira me Turqinë dëmton ecurinë drejt BE. Ne naa duhen urat. Nëse jemi të qartë për fokusin, e bëjmë gjërat e nevojshme, mund të kemi marrëdhënie të mira me të tjerët.

Sokol Balla: Ka një perceptim që trekendëshi Shqipëri-Kosovë-Serbi mund të jetë problemi i vërtetë i mosintegrimit të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar këtu edhe çështjen e ngërçit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë. Sa të vërtetë ka këtu?

Knut Fleckenstein: Ju përmendet disa probleme të vërteta. Problemi i vërtetë mes Serbisë dhe Kosovës po ecën në drejtimin e duhur, por s’ka zgjidhje, janë vetëm hapa drejt një zgjidhjeje. Në fund të këtij procesi anëtarësimi, jam i sigurtë se do ketë zgjidhje për të dyja vendet. Për çështjen e emrit, Maqedonia ka një problem, por s’mund të besoj se emri është problem aq i madh sa të mos tejkalohet. Shpresoj që qeveria e re në Shkup dhe ajo në Athinë ta përdorin këtë mundësi që të jenë mendjehapur.

Sokol Balla: Të flasim pak për “Procesin e Berlinit”, të themi se për shqiptarët identifikohej ky proces në Ballkanin Perëndimor, le të themi nuk prodhoi, ose nuk ka prodhuar deri më tani atë që ne të gjithë prisnim, që të ishte katalizator, apo përshpejtues i integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Knut Fleckenstein: Ne folëm për hapat kyçe dhe Procesi i Berlinit mund të prodhojë këta gurë-themeli. Jam i kënaqur që shoh si ecën bashkëpunimi rajonal. Po bën shumë në këtë drejtim. Jam mjaft i kënaqur edhe që ka disa efekte anësore si invstime dhe ne duhet të përqëndrohemi tek rritja ekonomike, autostradat, e ardhmja dixhitale e vendeve dhe me krijimin e vendeve të punës dhe situatën sociale. Gjëja më e rëndësishme dhe kjo është detyra jonë, është të mos vazhdojmë të flasim dhe në fund të kuptojmë se s’ka para për t’i mbështetur. Edhe ne si PE duhet të shikojmë se nga ku mund të lindin këto burime financiare, se duhen burime. Një treg i përbashkët i Ballkanit Perëndimor është më tërheqës për investime sesa tregje të veçuara nga njëra-tjetra. Duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta në këtë rajon.

Sokol Balla: Shpeshherë në shqiptarët lodhemi nga zhvillimet në Shqipëri. Na duket sikur gjërat mezi ecin, mezi bëjmë progres. Sikur nuk lidhemi me ritmet e BE dhe pjesës tjetër të Perëndimit, por tashmë ka nisur të ndjehet njëfarë fatkeqësie, sepse here ecni ju shpejt dhe herë ne ngadalë, por sapo nxitojmë ne, duket sikur ju e ulni shpejtësinë. Cili do të ishte viti kur ne do të jemi vit anëtar, duke shmangur atë retorikën e nevojshme?

Knut Fleckenstein: Jo është e pamundur. Po të thoja pas 5, 3, 7 vjetësh, ça do të thotë? Askush nuk do të bëjë reforma? Jo. Ajo koha do jetë kur të kryhen reformat dhe duhet të pranojnmë se edhe nëse kemi ecur në lidhje me organizimin e administratës së BE, jam i sigurtë se kjo do jetë për dekadën e ardhshme, ndoshta pas 10 vitesh, por s’mund ta them dhe ju e dini këtë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>