Ish deputeti Frroku, dënohet 7 vite e gjysëm burg

FrokuNë Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me 7 vite dhe 6 muaj burgim ish deputetin Mark Frroku i cili u arrestua në pranverën e vitit të shkuar.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Por provat në mbështetje të kësaj akuze u konsideruan të pamjaftueshme nga ana e trupit gjykues.

Ish deputeti u gjet fajtor nga Gjykata për tre akuza të tjera, atë për “Pastrim të parave”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”. Këtij dënimi ju shtua gjithashtu dhe ai i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë kohore 4 vjeçare.

Avokatët mbrojtës të Frrokut u shprehën se do ta apelojnë vendimin duke e cilësuar të pasaktë ekspertimin kontabël për përllogaritjen e pasurisë së klientit të tyre. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>