Së shpejti Japonia do të ketë ambasadën e vet në Tiranë.
Dhoma e Lartë Japoneze ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2016, ku parashikohet nga pikëpamja financiare ligjore hapja e ambasadës në Tiranë më 1 janar 2017.
Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme, sipas së cilës një vit më parë, gjatë vizitës zyrtare të ministrit Ditmir Bushati në Japoni, palët u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Ky lajm vjen në 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, që u shënua më 10 mars 2016. (shekulli)