Kastraveci shqiptar me pesticide? Maqedonia përgënjeshtron lajmin

vanco kostadinovskiZv/ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave në Maqedoni, Vanço Kostadinovski, ka hedhur poshtë deklaratën e Lupço Nikollovskit, duke thënë se kastraveci i importuar nga Shqipëria përmban 25 herë më pak pesticide krahasuar me normën e lejuar.

Këtë deklaratë, Kostadinovski e bëri në konferencë shtypi, ku u shoqërua nga drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Zoran Popovski, si edhe drejtoresha e Laboratorit shtetëror për fito-sanitari, Suzana Kratovalieva.

Me këtë njoftim, zv/ministri Kostadionvski, përgënjeshtroi pohimet e Ljupço Nikollovskit, zv/ministër plotësues në këtë ministri dhe i propozuar nga opozita, për importimin e kastravecit nga Shqipëria me pesticide mbi normën e lejuar. Sipas tyre, pohimet e Nikollovskit janë tendencioze, me një qëllim të vetëm, shpërndarjen e gënjeshtrave, panikës dhe frikës te qytetarët.

Nikolovski: Kastraveci i Shqipërisë me substanca helmuese

Mediat maqedonase dhanë alarmin sot se, kastravecët që janë importuar nga Lushnja e Shqipërisë përmbajnë sasi dy herë më të lartë të pesticideve, nga sa është e lejuar me ligj.

Ka qenë vetë zëvendësministri i Bujqësisë në Shkup, Lupço Nikolovski i cili ka thënë se, në tregun e Maqedonisë kanë hyrë nga Shqipëria kastravecë që përmbajnë substanca helmuese:

“Analizat që janë marrë nga laboratori shtetëror fitosanitar tregojnë se, kastravecët e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më shumë pesticide, sesa normat e lejuara me ligj. Më konkretisht janë vërejtur koncentrate të substancës aktive ‘Metalaxyl’, e cila është helmuese”, tha Lupço Nikolovski, zëvendësministër i Bujqësisë.

Lupço Nikolovski, i cili është emëruar në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë vitin e kaluar, me propozim të partisë opozitare LSDM, tha se ky rast dëshmon se në vend nuk funksionojnë institucionet e drejtuara nga përfaqësuesit e partisë së Nikola Gruevskit.

Ai u zotua se do të zbulojë të vërtetën dhe tha se do të informojë qytetarët, se kush ka lejuar që këto perime helmuese të përfundojnë në tregun e Maqedonisë. Agjencia për Ushqimin dhe Veterinarinë në Shkup, që kryen kontrollet e produkteve të importuara në Maqedoni, ende nuk e ka komentuar këtë rast.(shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>