“KiE të vërë në vend nderin!”, Rama për raportin e Dick Martyt: S’ka asnjë fakt, veç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së vdekur

Rama1Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes në Këshillin e Evropës ritheksoi se e vërteta është e zbardhur, pasi nuk ka asnjë fakt se gjatë luftës së Kosovës ka ndodhur trafik organesh nga shqiptarët, duke i quajtur ato vetëm fantazi të Dick Martyt.

 

Debatin në KiE ai e komentoi pozitiv, pasi tregon se mesazhi i dhënë nga ai dha efekt tek të pranishmit. Rama e quajti miratimin e Rezolutës së Dick Martyt një gabim tragjik nga ana e KiE-së.

Rama: Fakti qe pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi. Është normale që të ndihen të shokuar, dhe të më fajësojnë mua pse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu jam i bindur që kur të hynë më thellë do e shohin që është më rënd se kaq. Mirëkuptoj gjithë reagimin sepse është normale të ndihen të shokuar dhe të më fajësojnë mua përse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu. Kur të hyjnë më thellë do e kuptojnë që gjëja është më e thellë se ajo çfarë thashë unë.

Në dy momente u ndjenë të fyer në punën e tyre, por nuk erdha ti fyej , dhe as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por është bërë një vepër e shëmtuar. Unë nuk erdha këtu as ti fyej e as të vë në dyshim qëllimin e mirë por me këtë qëllim të mirë është bërë një vepër e shëmtuar dhe është bërë një gabim shumë tragjik. Unë jam i bindur se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, e vërteta shkon gjithnjë në vendin e duhur, e vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot nga askush.

 

Patët një fjalim me shumë ton e më shumë të të vërteta, cila prej tyre ishte “Back Fire” prej tyre?

Rama: Nëse nuk do të kishte reagime do isha i shqetësuar, se do ta kalonin, edhe prezenca ishte e madhe, është normale se është si një bombë në mes të…ku është gatuar gjithë ajo çorbë e shpifur në përpjekje për ndaluar të gatuhet një ushqim i mrekullueshëm. Që do të ketë debat në Serbi do të ketë, u bë një kohë e gjatë që debati për mua në Kosovë si shërbëtor i Serbisë, kështu është më mirë besoj, nuk kam asnjë shqetësim, mendoj që të vërtetat duhet të thuhen sido që të jenë, se edhe ilaçet të hidhura janë nuk është shpikur akoma një ilaç i ëmbël, por ilaçet shërojnë , jo karamelet. E vërteta është e zbardhur,  nuk ka asnjë fakt, veç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së vdekur që të tregojë se ka pasur trafik organesh, procesi atje ka historinë  e vet por historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit, aq shumë është përsëritur, është shpërndarë kaq kohë ka që shpërndahet saqë ndikon në pozitën,  këta janë ata që s’lanë gjë pa bërë aq sa marrin edhe veshkën edhe ikin me vrap. 

 

Ai gjithashtu u shfaq kritik ndaj Këshillit Evropian duke u shprehur se nderi i shqiptarëve është në vend, por ata duhet të vënë në vend nderin e tyre.

Rama: Unë si njoh fare, por aq sa pashë janë parti, është PD, PS edhe partitë e tjera. Nuk është nderi ynë në pikëpyetje,  nderi i Kosovës jo e jo, këta duhet të vënë në vend nderin e tyre, se nderi ynë është në vend dhe këtë se luan topi.

Rama gjatë fjalimit në Këshillin e Evropës kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782, të miratuar në vitin 2011 për raportin e Dick Marty dhe shpalljen të pabazuar të akuzave të tij për trafikim të organeve njerëzore nga ana e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai theksoi se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>