Kongresi i Këshillit të Evropës, mision faktmbledhës në Tiranë

keshilli-i-evropesKongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale pranë Këshillit të Europës do të nisë paraditen e së enjtes një mision faktmbledhës në Tiranë, me fokus situatën në pushtetin lokal dhe demokracinë.

Gjithashtu, gjatë këtij misioni do të analizohet edhe situata post-elektorale e zgjedhjeve të 2015-s. Ky mision faktmbledhës i dedikohet në mënyrë të veçantë ndryshimeve pas miratimit të reformës territoriale.

Këshilli i Europës ka deklaruar se, “do t’i kushtohet vëmendje edhe riformatit që ka pësuar harta elektorale pas krijimit të 61 bashkive, nga 373 që ishin në të shkuarën”.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>